Pak ditë pas përfundimit të spektaklit “Dance Ëith Me”, kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka rrëfyer se si performancat e tij në këtë spektakël u përfolën në Kuvend. Ai shprehet se ndihet i plotësuar për shkak se siç mori edhe dha, duke thyer kështu një tabu dhe vendosur tjetër standard për politikanët.
I pyetur lidhur me komentet që ndoqën pas çdo performancë të tij me partneren në skenë Greta Koçi, Nard Ndoka tregoi për një portal online se disa e shihnin me habi, disa me guxim dhe të tjerë që I thoshin “Kujdes, se po na përfaqëson ne”. Ai tregoi se në përgjithësi koleget femra e kanë komplimentuar për performancat e kryera majft mirë në skenë.
“Një ditë në Kuvend, më thotë Jozefina Topalli se e kishte marrë nëna e saj në telefon kur transmetohej programi në “Tv Klan”, për ta pyetur nëse po e shikonte këtë kanal. “E’shikon Nardin tuj kërcy, moj Jozi? Pash Zotin sa mirë ka kcy!”, ka rrëfyer deputeti.
Sa për raportin e tij me Greta Koçin, Nard Ndoka tha se në politikë Greta Koçi është e orientuar dhe e qartë në rrugën e saj. “Nga eksperienca ime, i kam dhënë mjaft këshilla, që kryesorja është pjesëmarrja dhe aktivizimi maksimal në jetën politike në të ardhmen.”, u shpreh ai. (XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post