16:56 | 14/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rrëfehet Ndriçim Xhepa: Çfarë na bashkoi me Bujar Lakon

18:04 | 28/12/2016
në Aktualitet, Te Gjitha
0
Rrëfehet Ndriçim Xhepa: Çfarë na bashkoi me Bujar Lakon

Miqtë e filmit dhe teatrit Ndriçim Xhepa dhe Bujar Lako ndanin shumë gjëra bashkë.

Ata e njihnin mirë njëri tjetrin, ndanin shije të njëjta për jetën dhe profesionin.

Për një portal online aktori rrëfen për të mirat e Bujarit, si edhe “veset” e tij, me të cilat shpesh qeshnin, ai, Bujari dhe Bojkeni.

”Me Bujar Lakon kemi qenë kolegë dhe miq. Si kolegë kemi realizuar së bashku rreth 10 role si partnerë, në teatër dhe në film.”

Ndriçimi tregon se ka qenë ‘Monserati’ ai që  i bëri të afërt me njëri-tjetrin, edhe pse kishim dhjetë vjet diferencë në moshë.

”Kur unë nisa punë në Teatër në vitin ’80, ai tashmë kishte 10 vjet që punonte dhe kishte krijuar një emër të madh. Kishte realizuar disa nga rolet më të rëndësishme të karrierës së tij, edhe pse ishte vetëm 25 apo 28 vjeç.”

Na bashkoi fakti që të dy ishim rritur të dy në të njëjtat ambiente, në Tiranë, ndanim të njëjtat shije, të njëjtat koncepte për jetën e për zanatin.

Shpesh bisedonim me njëri-tjetrin për ato të pakta programe cilësore që mundnim të shikonim me shumë sakrifica në stacionet italiane apo të Beogradit dhe mendimet tona përkonin në gjykime e vlera përcaktuese Së fundmi, unë u bëra iniciator që ai të ishte pjesëtar i jurisë së Festivalit të Teatrit në Korçë dhe kujtoj të gjitha ato diskutime që bënim për teatrin. Serioziteti dhe ndershmëria e tij në punë, për të vlerësuar me rigorozitet vlerat e vërteta, ishin mbresëlënëse.

Bujari ishte me të vërtetë tepër serioz në punë. Ai është ndër të rrallët aktorë shqiptarë, nga ata që numërohen me kokrra, që pas viteve ’70, si në film, ashtu edhe në teatër. Avancuan në gjuhën e lojës autoriale. Ishte një ndër ata që i dha një hov bashkëkohor aktrimit në Shqipëri.

Dhe në mënyrë absolute është nga ata aktorë që lë gjurmë dhe në sistemin e aktrimit, jo kushdo mundet ta bëjë këtë.

Ai doli mbi të rëndomtën apo mesataren e shumë aktorëve, duke na lënë shijen e një loje të fisme, elegante dhe emocionuese.” -tregon Ndriçim Xhepa. (M.D/SHUPLAKA) 

Etiketa: ndriçim xheparrefehet
Pas

Bombardohet ambasada ruse në Siri, Rusia: Provokim dhe tentativë për prishjen e paqes!

Para

Ish-kryebashkiaku kërcënohet me pistoletë në kokë: Mos i jep shumë gojës!

Para
Ish-kryebashkiaku kërcënohet me pistoletë në kokë: Mos i jep shumë gojës!

Ish-kryebashkiaku kërcënohet me pistoletë në kokë: Mos i jep shumë gojës!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vodhën 1 motomjet dhe disa matësa uji në një pallat, arrestohen 2 persona në Tiranë

Tensione në KZAZ-në nr. 31/ Pezullohet numërimi, policia ndërhyn për të larguar vëzhguesit pas përplasjeve me numëruesit

Numërimi drejt fundit, Berisha: 11 maji ishte farsë elektorale, PD do nisë betejën për mbrojtjen e votës

Berisha: Nuk ka fitore nga PS. Zgjedhjet janë grabitur!

“Kosova nuk harron”, Presidentja Osmani përkujton 26-vjetorin e masakrës në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan

SPAK, BKH dhe Policia e Shtetit aksion në Shkodër, shoqërohen disa persona të dyshuar për krime zgjedhore

“Aleatët e NATO-s duhet të rrisin shpenzimet për mbrojtjen”, ambasada e SHBA: Synimi është investimi sa 5% e PBB-së

Detaje/ Rrëmbimi i 29-vjeçares në Tiranë: U njohën në rrjete sociale, vajza s’pranoi të shkonte në shtëpinë e autorit, tentoi të hidhej nga makina

’11 maji’/ Celibashi, mesazh anëtarëve të grupeve të numërimit e të KZAZ-ve: Cenimi i votës së çdo kandidati në listën “e hapur” sjell pasoja ligjore!

Von der Leyen i uroi për fitoren, Rama i përgjigjet presidentes: Mbështetja jote ka shumë rëndësi në këtë moment përcaktues në rrugën e Shqipërisë drejt BE

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.