03:34 | 12/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Rrëfehet Pirro Milkani: Si pajtova Kadarenë me Agollin (BISEDA E DY SHKRIMTARËVE)

09:59 | 06/02/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rrëfehet Pirro Milkani: Si pajtova Kadarenë me Agollin (BISEDA E DY SHKRIMTARËVE)

Regjisori Pirro Milkani e ka nisur rrëfimin e tij mbi pajtimin e Kadaresë me Agollin përmes fjalëve që i ka thënë ndër të tjera shkrimtarit Ismail Kadare.

“Ismail, filmi nuk mund të jetë i plotë pa Dritëroin. Unë dua t’ju kem të dyve bashkë në film.”, mësohet të ketë thënë ai. Bëhet fjalë për një takim të dy shkrimtarëve në vitin 2011. Duke pasur fillimisht zili Viktor Gjikën që kishte pasur mundësi të bashkëpunonte me shkrimtarët, Milkani shprehet se më vonë ia arriti edhe ai.

“Por, fati e deshi që në vitet e tranzicionit e të demokracisë ta bëja edhe unë. Ndodhi që këta dy kolosë të mëdhenj, Dritëroi dhe Ismaili, për një arsye absurde, nuk flisnin me njëri-tjetrin, nuk komunikonin. Më erdhi fati në dorë dhe pata mundësi të organizoja një dokumentar për Dritëroin dhe për Ismailin. Zbatova parimin ‘të nxitoja me ngadalë’ dhe e ndoqa Ismailin për 6 muaj në evenimente të ndryshme, por diçka nuk shkonte. Filmit të Kadaresë i mungonte Dritëroi. U detyrova dhe i them se ‘duhet edhe Dritëroi’”, tregon regjisori dhe pasi u mendua Kadare pranoi se Pirro kishte të drejtë.

Më tej, Pirro Milkani rrëfen takimin me Dritëroin dhe Sadijen në shtëpinë e tyre dhe si arriti të bindë e atë: “Shkova te Dritëroi e te Sadija, fola edhe me ta dhe arrita që pas kaq vitesh këta dy kolosë, të takoheshin së bashku, me një dashuri e me pasion të jashtëzakonshëm. Është dëshmitare Sadija për këtë dhe është dëshmitar edhe filmi.”

Më poshtë është biseda e dy kolosëve të letrave shqipe që ata zhvilluan me njëri-tjetrin, e zbardhur së fundmi nga “GSH”. Në këtë bisedë të disa viteve më parë, kanë qenë të pranishëm edhe Sadije Agolli, Bujar Hudhri, botuesi i Kadaresë, e regjisori Pirro Milkani.

Sadija, Kadaresë: Unë prej teje e kam njohur këtë burrë. Kam jetuar një jetë të mirë me të. Të falënderoj, se e kam njohur në shtëpinë tënde.

Kadare, Agollit: Akoma nuk ke vajtur 80 vjeç!
Agolli: Babai më ka regjistruar më shumë sesa isha në atë kohë. Kur shkoi të bëjë operacion në Itali tiroidet. Ti bën mirë që nuk pi. Kam abuzuar me rakinë, i bëj shkronjat si vizatime.

Sadija, Kadaresë: I kam thënë, s’ke pse largohesh nga ai. Thonë që është e pamundur që një shkrimtar të mos ketë zili një tjetër. Ti e meriton që të kesh çmimin Nobel.
Agolli: Në Lidhjen e Shkrimtarëve, Limoz Dizdari tha që ‘Ismailin e kemi vënë disa herë’, e unë i thashë ‘do ta vëmë përsëri si kandidat për Nobel’. Deshën të më vinin mua, po unë iu thashë që ‘nuk jam për çmim Nobel, nuk jam për atë histori derisa është Ismaili në atë mes’. Ja kështu ishte. U botua edhe në “Gazetën Shqiptare” që është i vetmi Ismaili. Unë jam realist në këtë punë. Në kohët e lashta, siç kemi bërë të gjithë kritika, unë kam bërë kritika edhe për shokë të mi, por jo për të gjithë. Kritika, po jo të përzemërta.
Sadija e Dritëroi: Të duam e të çmojmë mbi veten, Ismail.

Dy shkrimtarët nuk flisnin me njëri-tjetrin që prej emërimit të Agollit në krye të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve. Vendosja në krye të kësaj Lidhje ishte dhe mbarimi i të folurës kundër regjimit, sipas Kadaresë. Duke bërë që refuzimi i brendshëm i regjimit të vdiste e t’i mbeste vetëm lëvozhga. “Unë gjithashtu s’doja të abuzoja duke ia kujtuar bisedat e vjetra. Ato mbetën sekreti ynë i përbashkët, një pakt heshtjeje i vazhdueshëm.”, shprehej Kadare. (XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: Dritero AgolliIsmail KadarePirro Milkanirrefim
Pas

Zbulohen dy çanta me marijuanë në Janinë, të fshehura në shkurre

Para

Shpërthimi në Bulqizë, rinisin kërkimet për tre minatorët kinezë

Para
Shpërthimi në minierën e Bulqizës, ministria e Energjisë: 3 punonjës janë ende të bllokuar

Shpërthimi në Bulqizë, rinisin kërkimet për tre minatorët kinezë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ekzekutohet urdhri i ndalimit nga SPAK për babain e kandidates së PSD-së në Fier

Numërohen 5% e kutive të votimit në të gjithë vendin, PS kryeson me 84 mandate, PD 49 mandate. PSD forcë e tretë politike

Numërohen 40 nga 198 kuti në Gjirokastër, PS kryeson ndaj opozitës

Numërohen 16 nga 449 kuti votimi në qarkun e Vlorës, PS kryeson, grumbullon 1455 vota

Numërohen 54 nga 422 kuti në Korçë! Kryeson Partia Socialiste

Numërohen 27 nga 275 kuti në qarkun e Beratit, PS kryeson me mbi 1400 vota

Numërohen 14 kuti nga 587 në Fier, socialistët kryesojë me mbi 1500 vota ndaj opozitës

Hapen 16 kuti nga 508 në total në Elbasan, sërish PS kryeson

Numërohen 42 kuti nga 1282 në Tiranë, kryeson Partia Socialiste, grumbullon mbi 5500 vota

Numërohen 7 kuti nga 245 në Lezhë, PD merr 947 vota, PS 625

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.