10:19 | 12/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Rrëfehet polici që i shërbeu Fatos Nanos, të pathënat e 1997-ës (VIDEO)

23:04 | 09/12/2016
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rrëfehet polici që i shërbeu Fatos Nanos, të pathënat e 1997-ës (VIDEO)

Një nga policët e burgut në Tepelenë që ka shërbyer gjatë trazirave të vitit 1997, ka zbuluar në emisionin “Oktapod” disa të pathëna më parë për ish-kryeministrin Fatos Nano, i cili në atë kohë vuante dënimin në burgun e Bënçës.

Sipas policit, ky dënim i dha Nanos famën dhe tiparet e Berlusconit.

INTERVISTA:

Thonë që Fatos Nanon burgu e ndryshoi përgjithmonë, i dha atë dimensionin e Berluskonit

I dha famë.

Thonë që rrinte me të fortë atje?

Po, ishte dhe komunikonte me ta, edhe me ne policët komunikonte, rrinte edhe me të burgosur të botës së krimit një pjesë nuk jetojnë më, janë vrarë. Edhe ajrimin e bënte vetëm.

Çfarë të binte në sy?

Lexonte, kishte një kasetofon edhe në kohën e ajrimit e mbante në vesh dhe nuk e hiqte

E përgjonin Fatos Nanon?

Jo

Po dhunë është ushtruar?

Në asnjë rast

E trajtonin si të vecantë?

Kishte mbrojtje

Po kriminelët si silleshin me të?

S’kishte asnjë problem.

Hapja e burgut

“Ne atje kemi përjetuar edhe ngjarjet e 97-ës, atë natë që u hap burgu kam qenë në kat të dytë tek të dënuarit me burgim të përjetshëm, ishte ora 7 e darkës kur u hapën dyert se u fut ushqimi. Doli dhoma e parë për të ngrënë ushqim, ai burri shtroi tryezat, po ndante pjatat, njëri filloi të hante, në atë moment ne dëgjuam krisma, te dhomat e izolimit kisha edhe nje polic vetëm, pak a shumë e morëm vesh e çfare ishte, se edhe në Vlorë kishte 10-12 ditë që ishin ngritur njerëzit dhe në Bënçë e hoqën Fatos Nanon të parin, në orën 12 të natës e kanë marrë dhe me nja 15 vetë, që ishin djem vlonjatë, i morën me helikopter. Nga 40 të dënuarit e përjetshëm që ishin ngelën 29. Ishte ora 19:30 sa e dëgjuam që krisi automatiku, e morëm me mend që dicka po ndodhte”, tha ai.

Kishit urdhër të qëllonit?

Jo, e dëgjova krismën dhe i tërhoqa menjëherë ata që po hanin dhe i futa në dhomë. Më ka ngelur peng njëri që e kapa nga mbrapa teksa po hante dhe e futa në dhomë, në këtë dhomë futa edhe shtruesin e tavolinave, filluan të kërcisnin dyert, e mbylla derën dhe prisja cfarë do bëhej.

Cfarë ndodhi më pas?

Ata filluan t’u binin dyerve dhe ishte një zhurmë e llahtarshme se korridori është i ngushtë.

U trëmbe?

Nuk them se u trmba por prisja se cfarë do bëhej. I sqarova të gjithë i thashë nuk i hap dyert me duart e mia, nëse ata do vijnë lart unë do ua jap celësat. Më pas i shikonim kolegët që rrinin përballë nga dritarja e mencës rrinin të gjithë nuk bënin asnjë lëvizje. për 10 minuta kanë kur të gjithë, u boshatis kati i parë, 8 prej tyre kishin ikur me pranga.
Ata u rikthyen edhe një herë për të hapur katin e dytë dhe ne filluam të gjuanim, në ajër, ata u zmbrapsën.


20161209-221307 by revistaime

Pas

“Merr 55 sekonda dhe shih sa bukur është stolisur Tirana këtë muaj festash” (VIDEO)

Para

Kapja e 30 kg heroinë, Haki Çako inspektim në Portin e Durrësit

Para
Heroina në portin e Durrësit, 4 të arrestuar, mes tyre pronari i firmës së druve

Kapja e 30 kg heroinë, Haki Çako inspektim në Portin e Durrësit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vijon numërimi në Tiranë, kryeson Partia Socialiste! PS siguron 19 mandate, PD 14

Rezultatet e numërimit të votave deri në orën 09:30 për qarqet Fier, Gjirokastër, Korçë dhe Kukës

“Shqipëria europiane, një realitet i prekshëm”/ Spiropali nga Vora: Rezultati duhet të kishte dalë që mbrëmë

Vijon numërimi i votave të diasporës/ PS dhe PD me një diferencë të ngushtë, ja si renditen partitë e tjera

Vijon numërimi në Lezhë, si paraqitet rezultati! PS siguron 4 mandate, PD 3 deri më tani

Rezultatet e numërimit të votave deri në orën 09:00 për qarqet Lezhë, Shkodër, Tiranë dhe Vlorë

Në shkollën “1 Maji” në Tiranë nuk numërohet në 4 tavolina! Zv kryetari i KZAZ: Janë larguar numëruesit e PD-së, ja sa vota ka marrë çdo subjekt politik

Numërohen 147 nga 405 kuti votimi në Shkodër, PD kryeson me mbi 1000 vota ndaj PS

Pritet rezultati i votimit elektronik, Spiropali mbërrin në Vorë

Vihet në pranga 63-vjeçari në Fier, dha para në këmbim të votave për të favorizuar kandidaten

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.