Njeriu që ka qëndruar më pranë në momentet e vështira të Ibrahim Rugovës, Elez Nikqi ka folur fjalë nga më pozitivet për presidentin.
Në një intervistë për Klan Kosova, Nikqi ka folur rreth ngjarjeve më të rëndësishme që kur Rugova e caktoi si shef të sigurimit të Presidentit.
Nikqi drejtoi pjesën e sigurimit nga viti 1994 e deri në 2000 si shef i truprojave. “Jam i bindur se nuk ka pasur gjë më të kënaqshme se t’i shërbesh presidentit Rugova”, është shprehur ai. (K.P/Shuplaka)