03:34 | 10/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rrëfehet vëllai i Agollit: Çfarë i tha babai kur Dritëroi u martua me Sadijen

10:52 | 03/03/2017
në Aktualitet, Kulturë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rrëfehet vëllai i Agollit: Çfarë i tha babai kur Dritëroi u martua me Sadijen

Detaje të reja janë zbardhur nga intervista që vëllai i Dritëro Agollit, Tajari, ka dhënë rreth një muaj pas vdekjes së shkrimtarit në moshën 85-vjeçare. Në intervistën për një gazetë të përditshme, ai ka rrëfyer për marrëdhënien e Dritëro Agollit me bashkëshorten Sadijen dhe raportin e të vëllait me ish-kryeministrin Berisha.

Pasi ka folur për historinë e parë të dashurisë së Dritëroit me vajzën ruse, me të cilën pati edhe një djalë, i vëllai është ndaluar në kujtimet e të shkuarës, vlerësimin e tij për Sadijen dhe se çfarë i tha babai Dritëroit kur u martua me vajzën shkodrane.

Për njohjen me Sadijen, Tajari rrëfen se Dritëroi me Ismail Kadarenë i jepnin mësim grupit të gazetarisë ku bënin pjesë Elena dhe Sadija. Sipas tij, Elena u bë sebep që ata të bashkoheshin.

“Sadija ishte shumë e mirë, i ka ndenjur Dritëroit mbi kokë gjithë jetën, si në krijimtari, ashtu edhe në jetën bashkëshortore. Dritëroi bëri zgjedhjen e duhur me Sadijen. Në muajt e parë të martesës, babai nuk e kuptonte mirë shkodrançen e Sadijes dhe i thotë Dritëroit: “Ah mor djalë, nuk hoqe dorë nga të huajat, të huaj e kishe të parën, të huaj edhe të dytën, nuk e kuptojmë fare gjuhën.”, rrëfen Tajari, teksa shpreh vlerësimin për të kunatën.

Duke u ndalur në raportin e të vëllait me Sali Berishën, Tajari ka rrëfyer se Dritëro Agolli i ka treguar se së bashku me Enver Hoxhën ka qenë në shtëpinë e Berishës ku ishte takuar me babanë e tij. Kur e kishte pyetur se si i shkonte jeta, babai i ish-kryeministrit i kishte rrëfyer se djalin donte ta çonte në shkollë të lartë pasi ishte nxënës shumë i mirë.

“Gjatë periudhës që Dritëroi ka qenë në parlament, Saliu nuk e ka sulmuar ashpër. Ajo që më bëri përshtypje ishte mungesa e Sali Berishës në homazhet për Dritëroin sepse ata kanë pasur një lloj miqësie. Vetë Saliu në 1992, pas fitores së zgjedhjeve të para demokratike, e ftoi Dritëroin që të bëhej pjesë e Partisë Demokratike. Saliu i tha që ti je shembull për demokracinë. Dritëroi u ngrit dhe tha se unë jam mirë aty ku jam sepse kritikoj edhe majtas, edhe djathtas. Po të jem këtu dhe të kritikoj të djathtën, juve do t’u mbetet hatri dhe do të më kujtoni: Je anëtari i Komitetit Qendror të PPSH¬së, ndërsa atje s’ma thonë këtë gjë.”, tregon i vëllai i shkrimtarit që shprehet se i ka bërë përshtypje mungesa e Berishës në homazhet për Dritëroin.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: babaiDritero Agollii vellaimartesa
Pas

Në ndryshim nga herët e tjera, Rama merr me vete Ruçin dhe Agaçin në takimin me Metën

Para

Ndryshon ambasadori Lu, çfarë u tha gazetarëve në drekën e punës për protestën e opozitën

Para
Ndryshon ambasadori Lu, çfarë u tha gazetarëve në drekën e punës për protestën e opozitën

Ndryshon ambasadori Lu, çfarë u tha gazetarëve në drekën e punës për protestën e opozitën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump premton ulje tarifash për vendet afrikane, presidenti: Po e trajtojmë Afrikën më mirë se Kinën

SHBA vendos sanksione ndaj zyrtares së OKB-së, Francesca Albanese

CEO e X, Linda Yaccarino, jep dorëheqjen pas dy vitesh drejtimi të platformës së mediave sociale të Elon Musk

Shembet ura në Indi, të paktën 9 viktima

Nigerianët përballen me kufizime të reja të vizave për vizitorët në SHBA

Netanyahu: Izraeli nuk kërkon të zhvendosë banorët e Gazës, por i lejon ata të largohen nëse duan

Hamasi pranon lirimin e 10 pengjeve izraelite, por kërkon garanci të qarta për një marrëveshje armëpushimi

Merz i kërkon Francës t’i përmbahet ujdisë për projektin e përbashkët për avionë luftarakë

Trump pret në Shtëpinë e Bardhë liderë nga pesë vende afrikane: Fokus te biznesi dhe zhvillimi ekonomik

Fier/ Dënohet me 12 vite burg Ilir Nukaj, rrahu për vdekje 80-vjeçarin që nuk pranoi t’i shiste alkool

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.