Dje gjatë ndeshjes së Argjentinës me Nigerinë Diego Maradona edhe pse jashtë fushës ka qenë një nga personazhet kryesor të ndeshjes me festimet dhe xhestet që ai bënte nga tribuna.
Ai ka qenë nën tension gjatë gjithë ndeshjes, ku shpesh kamera e fokusonte nga levizjet e çuditshme që bënte. Por pas përfundimit të ndeshjes raportohet se është është dërguar me urgjencë në spital.
Legjenda e futbollit nuk mund të qëndronte në këmbë pas festës në stadiumin e Shën Petersburgut. Këtë incident të Maradonës shumë media po e lidhin me rikthim e tij në përdorimin e kokainës.
Gjithashtu një video e publikuar në rrjetet sociale e tregon Maradonën në gjendje jo të mirë dhe sipas shpjegimit të lëvizjeve të tij duken si efekte të përdorimit të kokainës. Në fillim ai kur sheh kameran duket i shpërqëndruar totalisht dhe i duhen disa sekonda kohë që të kuptojë se çfarë po ndodh.
Gjithashtu edhe festimet e çudtishme që ai bëri në stadium mendohet të kënë qënë për shaka të efektit të lëndës narkotike. Këtë gjë e pohojnë edhe mijëra komente nga njerëz të ndryshëm që kanë komentuar videot e publikuara në rrjetet sociale.


Discussion about this post