18:24 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Rrëfimet e 5 grave: Sekretet që fsheha nga burri im

18:46 | 29/03/2018
në Flash, Jetë dhe stil, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rrëfimet e 5 grave: Sekretet që fsheha nga burri im

Të gjithë ne kemi sekretet tona dhe gjëra që na kanë ndodhur, por që zgjedhim të mos i ndajmë me të tjerët. Por kur vjen puna te partneri yt, ai person që duhet t’i besoni gjithçka, sërish nuk mundeni t’ia tregoni.

Në fakt nuk jeni vetëm. “Women’s Health Magazine” ndan me ne sekretet e disa femrave që kanë ruajtur nga partneri i tyre prej vitesh. Disa i kanë treguar në fund, disa jo.

Ne po ju sjellim 5 sekretet që 5 femra kanë ruajtur nga partneri i tyre:

1.Ai mendon se unë shkoj në palestër.

“I dashuri im është mjeshtër i palestrës. Unë jam e kundërta. Gjithmonë e ka ditur këtë për mua. Dhe që nga fillimi i marrëdhënies sonë, ka qenë një çështje e vogël për ne. Ai shkon në palestër pas punës, dhe unë rri në shtrat dhe shikoj Netflix. Kur mendova se ishte duke u rehatuar me rutinat tona të veçanta, ai më kërkoi që të angazhohesha në stërvitje. Ai më kërkoi të shkoj minimalisht dy herë në javë. Ai madje pagoi për mua! Në vend që të ndiqja këtë, lejoja miken time të përdorte llogarinë. Ajo jeton disa blloqe nga ku unë punoj dhe e do palestrën. Unë i tregoj të dashurit tim se shkoj gjithmonë, por në fakt kam bërë vetëm njëherë yoga. Ai është shumë krenar!”, Kailyn B.

2.Mu deshën vite t’i thosha të dashurit që isha biseksuale.

“Kisha frikë se ai nuk do të më donte më. Rreth katër vjet në marrëdhënie, më në fund erdhi dita, sepse ndihesha sikur nuk isha duke jetuar në mënyrë autentike. Unë nuk mund të isha unë, dhe kuptova se duhet të jem e sinqertë me të dhe veten time. Ai e mori lajmin shumë më mirë sesa prisja dhe qëndruam së bashku për disa vite para se të arrinim fundin. Unë kurrë nuk ia kisha dhënë mundësinë vetes për të eksploruar marrëdhëniet me gratë e tjera, kështu që përfundova duke e lënë atë, për të gjetur veten. Dëshiroja të sigurohesha që i dhashë vetes aftësinë për të mësuar gjithçka që kisha për veten dhe seksualitetin tim”, Amanda B.

3.E fsheha abortin nga bashkëshorti im.

“Burri dhe unë u martuam gati tetë vjet para se t’i tregoja për abortin që kisha kur isha 22 vjeç (unë isha me dikë tjetër në atë kohë). Ky sekret funksiononte si një pykë. Unë nuk i thashë, sepse isha kaq e trishtuar për këtë. Nuk doja të flisja rreth asaj, nuk doja që të lëndoja ndjenjat e tij. Kishim dy fëmijë kur më në fund i thashë. Ai ishte i trishtuar për mua dhe ai e kuptoi përse i dukesha kaq e largët ndonjëherë. Ishte një lehtësim për t’i treguar atij dhe na afroi më shumë. Tani e di se mund t’i them asgjë pa frikë nga gjykimi”, Lauren C.

4.Asnjërit nga dy bashkëshortëve, nuk i thashë që nuk e arrija dot orgazmën

“Mendoj se sekreti më i madh që kam mbajtur nga të dy bashkëshortët e mi (unë kam qenë e martuar dy herë) është se kurrë nuk kam arritur orgazmën gjatë marrëdhënieve seksuale. Burri im i parë u përpoq shumë të bënte marrëdhënie seksuale me mua. Në fillim, isha e drejtpërdrejtë për paaftësinë time për orgazmë. Ai u përpoq shumë për të më ndihmuar. U lodha duke u përpjekur. Dhe e gënjeja atë çdo herë që të ndjente sikur ai e kishte bërë punën e tij. Po të mos e kisha, ai ndoshta do të ishte ende me mua! Me burrin tim të dytë, unë vetëm e kam gënjyer atë nga fillimi. Unë mendoj se shumë gra janë në pozitën time. Burrat e mi kanë provuar stimulimin e klitorit, dhe burri im i parë ishte në gjendje të më çonte në orgazmë me stimulim manual në këtë mënyrë. I dyti jo. Nuk më intereson. E kënaq veten në privat”, Hannah.

5.Kam një profil fals në internet.

“Gjatë verës së vitit 2015, zbulova se burri im për tetë vjet më kishte mashtruar. Unë u shkatërrova, u poshtërova dhe më vinte pështirë. Ndërsa i zgjidhëm çështjeve tona, vendosa të regjistrohesha si Ashley Madison në një faqe me partnerë seksi online. Ishte hakmarrja më e mirë sekrete që kisha bërë ndonjëherë! Ai ende nuk e di se unë jam aktive në faqen e internetit. “-Breanna H.

Etiketa: grarrefimSekrete
Pas

Unë dhe burri im e tradhtuam njëri-tjetrin por tani…

Para

Çfarë mund t’ju ndodhë nëse shikoni filma pornografikë

Para
Çfarë mund t’ju ndodhë nëse shikoni filma pornografikë

Çfarë mund t'ju ndodhë nëse shikoni filma pornografikë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përfundon seanca maratonë për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në burg 2 drejtuesit

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke u kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh

Përplasen 2 automjete në rrugën Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur

Haxhimali: Ndërhyrja strategji e menduar, nuk preferoj kryemistër komunal

Kryeprokurori i Prishtinës: Alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës ishte mashtrim

16 vatra zjarri në 24 orë, 4 vijojnë të jenë aktive

Rinumërimi në Durrës/ Kandidati i PD akuzon KAS: Do ta vazhdoj betejën, edhe pse kjo do zemërojë kolegët

Protestë kundër turizmit masiv në Mexico City përshkallëzohet në dhunë

Kryetari i bashkisë Vlorë, “Zgjohet” pas ulërimave të Ramës, nis të lirojë hapësirat e zaptuara

Qytetarët vazhdojnë të mashtrohen nga mesazhet e marra nga posta shqiptare

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.