22:24 | 12/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Rrëfimi i dhimbshëm i Granit Xhakës për “The Guardian”: Babain e torturuan në burg pse kërkonte të drejtat e tij, është kaq tragjike!

23:54 | 17/11/2017
në Bota, Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rrëfimi i dhimbshëm i Granit Xhakës për “The Guardian”: Babain e torturuan në burg pse kërkonte të drejtat e tij, është kaq tragjike!

Mesfushori i Arsenalit flet për përballjen me Tottenhamin, përse Londra i kujton fëmijërinë e tij dhe pse beson se forca e tij mendore vjen nga historia e babait të tij si i burgosur politik në ish-Jugosllavi

Është historia që e ka formuar Granit Xhakën dhe që ka ushqyer personalitetin e zjarrtë brenda tij. 

Detajet janë të ashpra, mezi të kuptueshme, dhe është e çuditshme se si mesfushori i Arsenalit mund t’i artikulojë ato. 

Pastaj, ashtu si babai i tij, Ragipi – i cili kaloi tri vjet e gjysmë si i burgosur politik në Jugosllavi – Xhaka nuk është një njeri që fshihet.

“Me sa di unë, muajt e parë të tij në burg ishin në rregull,” thotë Xhaka. “Por pastaj filluan torturat.”

“Krimi” i babait të Granit Xhakës ishte pjesëmarrja në demonstrata kundër qeverisë qendrore komuniste në Beograd.

Ishte viti 1986 dhe ai ishte një student 22-vjeçar në Universitetin e Prishtinës në Kosovë, e cila asokohe ishte një krahinë autonome në Jugosllavi. Ai do të arrestohej dhe do të mbahej në burg për më shumë se tri vjet, raporton “The Guardian”, transmeton Insajderi.

“Si biri i tij, kjo është një histori që më prek shumë thellë – është me të vërtetë në zemrën time”, thotë Xhaka. “Për ta përshkruar babain tim siç duhet, ju duhet të vlerësoni atë thellësisht. Është kaq tragjike. Ndonjëherë e pyes: ‘Më trego përsëri’, sepse unë ende mendoj se ai s’i ka zbuluar të gjitha. Ka patur gjithmonë momente të heshtura, ku unë kam parë se ai ka gëlltitur diçka dhe nuk ka zbardhur të vërtetën. Ndoshta ishte e shumtë dhe ai donte t’i kursente fëmijët e tij nga pikëllimi.”

“Ai ishte një kosovar krenar dhe mendonte se ata kishin të drejtë të ekzistojnë. Ai po qëndronte në këmbë për të drejtat e tyre dhe ishin të drejta themelore demokratike, siç është mundësia për të votuar. Nuk ishte vetëm ai. Ishin arrestuar edhe të tjerë, përfshirë xhaxhain e tij, i cili ishte burgosur disa vite më përpara. Ai qëndroi 15 vjet në burg. Ishin burgime krejtësisht politike. Babai im po pyeste veten: ‘Pse nuk kemi demokraci këtu? Ne meritojmë të jemi demokratë. Ne meritojmë që zëri ynë të dëgjohet’”.

Ta kuptosh Xhakën, do të thotë ta kuptosh familjen e tij; se si ata kanë vuajtur, se si ata kanë qëndruar të bashkuar dhe se si kanë punuar pa u lodhur për të arritur në jetë.

Parimet e tij janë besnikëria dhe respekti. Kur ai bën diçka, ai e bën atë me zemër dhe me shpirt – ashtu si babai i tij dhe ashtu si nëna e tij, Eli.

“Një nga detajet më interesante në lidhje me prindërit e mi është se ata u bashkuan me njëri-tjetrin vetëm tre muaj para arrestimit të babait tim”, thotë Xhaka, shkruan Insajderi. “Kam një respekt të pabesueshëm për nënën time. Unë kurrë nuk kam dëgjuar për një grua që ka qenë me një burrë për vetëm tre muaj – në atë moshë të re – dhe që pastaj e ka pritur atë për tri vjet e gjysmë. Nëna ime është thjesht një person i pabesueshëm.”

“Një nga gjërat më të çuditshme është se ne nuk e dimë pse babai im u lirua herët nga dënimi i tij, por ai e la burgun në të njëjtën kohë me xhaxhain tim. Asnjë nga familja nuk e dinte që janë liruar, derisa ata ishin kthyer në shtëpi.

Prindërit e Xhakës e dinin se kishin nevojë për një fillim të ri dhe, në vitin 1990, ata emigruan në Zvicër. Djali i tyre i parë, Taulanti, do të lindte në Basel në vitin 1991, me Granitin pas 18 muajsh.

“Babai im tregoi një forcë të pabesueshme dhe Taulanti e unë u rritëm me forcën e tij mendore”, thotë Xhaka. “E kemi pasur këtë idhull, këtë shembull, i cili na mësoi se duhet të jesh i fortë për të arritur gjëra. Pra, ne u rritëm shumë të fortë. Kjo është arsyeja pse në fushë, ne kemi këtë forcë mendore për t’i bërë gjërat mirë”.

Xhaka i detyrohet gjithçka Zvicrës, dhe mundësitë që atij i ka ofruar ky shtet, por ai nuk mund dhe nuk do t’i harrojë rrënjët e tij shqiptare, të cilat vazhdojnë ta prekin atë edhe në Londër. Gjatë fotografimit për këtë intervistë në Camden Toën, një kalimtar shqiptar pothuajse hyn në rrugën ku po bënim fotot, pasi ai e njeh Xhakën. Ai u gëzua shumë kur Xhaka e përshëndeti atë në gjuhën shqipe.

“Kam gjetur këtu disa shqiptarë vërtet të mirë”, thotë Xhaka. “Disa prej tyre drejtojnë një autolarje të veturave dhe unë e dërgoj veturën time atje. Ne bisedojmë dhe, sigurisht, flasim për futboll. Disa prej tyre janë mbështetës të Liverpoolit, disa të Manchester United-it dhe ka shumë tifozë të Arsenalit. Bëjmë shumë shaka”.

Xhaka jeton në Barnet me bashkëshorten e tij, Leonitën, por ata kanë gjetur një shtëpi shumë afër lagjes Camden – një nga lagjet më eklektike të kryeqytetit britanik. Ata shkojnë atje disa herë në javë – për të bërë shoping, për të drekuar apo vetëm për t’u qetësuar.

“Ndjej një lidhje me Camdenin që më kthen në fëmijërinë time”, thotë Xhaka. “Kur Taulanti dhe unë ishim fëmijë, bëmë udhëtimin tonë të parë me autobus nga Baseli në Prishtinë, në mënyrë që të mund t’i vizitonim gjyshërit tanë për herë të parë. Mamaja dhe babai im kishin punë me orar të plotë dhe, kështu ata punonin natën si pastrues zyrash. Autobusi ndalonte në vende të ndryshme dhe kisha parë diku dyqane të ngjashme, të cilat Camden mi kujton tani.”

(B.H/Faxweb)

 

Etiketa: Granit Xhaka
Pas

Deputeti demokrat i Dibrës viziton nxënësit e helmuar në Bulqizë, i bën thirrje Ministres së Shëndëtësisë: Sill ekip mjekësor

Para

HOROSKOPI 18/11/2017

Para
HOROSKOPI 29/07/2017

HOROSKOPI 18/11/2017

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mbyllet edhe një tjetër bashki, PD fiton me mbi 1400 vota

“Mandati 10 dhe 11 i konsoliduar”/ Balluku: Preferoj të pres kutinë e fundit

PS dominon edhe te votat e Diasporës, Nisma Shqipëria Bëhet forcë e tretë me 8.4%

Numërohen 70% e votave në rang vendi: PS 82 mandate, si renditen të vegjëlit

Zgjedhjet në Gramsh/Qytetarë në votime, PS ruan epërsinë me 7,737 vota

Video/Tensione në qendrën e numërimit në ‘Vasil Shanto’ në Tiranë, shkak një fletë votimi e pavlefshme

PD rikthehet e para në Lezhë, rezultatin final do ta vendosin kutitë e fundit

Policia bllokon fishekzjarrë para ndeshjes Vllaznia–Egnatia, shoqërohet një tifoz nga Shkodra

Divjakë/Mbyllet numërimi për subjektet politike në KZAZ nr. 57, PS në avantazh

Kontrolle të SPAK në disa qytete për krime zgjedhore, të përfshira disa subjekte politike

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.