16:52 | 15/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rrëfimi dramatik i nën kampionit të botës në peshëngritje: Jetoj me pensionin e nënës, do i jepja gjithë arritjet e mia për…

23:24 | 13/12/2017
në Aktualitet, Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rrëfimi dramatik i nën kampionit të botës në peshëngritje: Jetoj me pensionin e nënës, do i jepja gjithë arritjet e mia për…

Ish-peshëngritësi Ilir Suli, në një rrëfim dramatik për jetën e tij ka treguar se si dikur ishte krenaria e kombit, ndërsa sot siç thotë ai nuk e njeh askush ose ata që e njohin janë shumë pak.

“Unë jam Ilir Suli. Dhjetë vjet më parë ata që do të njihnin këtë emër do të ishin shumica, sot dyshoj…”, thotë ai.

Ai më tej tregon se si nga maja e Olimpit ra në fund të oqeanit.

“Jetoj me pensionin e nënës. Besojeni apo jo kjo është e vërteta! Nuk e kam një punë, sepse nuk e kam një shkollë. Ato punë që gjej janë thjesht të përkohshme”, thënë ai ndër të tjera.

Më tej Suli shton se ai do ti jepte gjithë arritjet e tij për një diplomë shkolle.

Rrëfimi i plotë

“Unë jam Ilir Suli. Dhjetë vjet më parë ata që do të njihnin këtë emër do të ishin shumica, sot dyshoj…

Unë kam qënë nënkampion bote në peshëngritje. Ka qënë një kohë që kam qënë krenaria e këtij kombi. Por jeta në këtë vend e solli që sot, unë vetëm si nënkampion bote të mos dukem.

Sigurisht që unë nuk jam perfekt, bile jam larg saj. Jam njeri problematik edhe me vese, por ama shikojini pak duart e mia. Të gjitha këto medalje janë vite pune, stërvitje, lodhje dhe sakrifice. Të gjitha këto kupat janë brohoritje, përgëzime, përqafime, puthje e duartrokitje biles edhe politikanësh. Ku janë sot?!

Falë gabimeve të mia dhe kokëfortësisë që më karakterizon një ditë rashë nga maja e Olimpit në fund të oqeanit! Ishte rënie spektakolare nga e cila s’kam arritur ta marr veten as sot.

Dikur kam dëgjuar një shprehje që më ka mbetur në mendje: “Nëse rrëzohesh 7 herë në jetë, duhet të ngrihesh 8.”. Vetëm të ketë qënë kampion bote në peshëngritje ai zotëria, se unë që jam nënkampion s’po e ngrej dot herën e 8-të.

Jetoj me pensionin e nënës. Besojeni apo jo kjo është e vërteta! Nuk e kam një punë, sepse nuk e kam një shkollë. Ato punë që gjej janë thjesht të përkohshme.

Pavarësisht çdo gjëje, një gjë që më dëshpëron është sa pak vëmendje na kushton shteti. Kam qënë i pari në kohën e post-komunizmit që e çova flamurin shqiptar në një podium botëror. I pari..dhe të tjerë më ndoqën nga pas, por unë isha i pari. Dhe tani jam totalisht i harruar. Askush as do t’ja dijë si jam, si jetoj, si ha…a ha, a s’ha. Nuk vazhdova një shkollë, sepse iu përkushtova sportit. Sporti im i solli lavdi vendit, a s’duhet dikush të kthejë sytë nga unë sot që mosha iku dhe s’vazhdoj dot më sportin?! Kaq pak vlejmë ne?! Kaq asgjë?!

Kjo nuk është e drejtë. Por e dini çfarë më trishton më shumë? Fakti që nëse do të mundja, do të ndërroja me shumë dëshirë gjithë arritjet e mia sportive, për një diplomë shkollë dhe një shpinë më elastike. Shumë janë fëmijët dhe të rinjtë që rriten me ëndrrën për të qënë kampionë, për të ngritur flamurin kuqezi në një podium botëror, ndërsa unë kampioni, jam gati që nëse do të më jepej mundësia do ta ndërroja çdo gjë për një diplomë, një kurriz që përulet shpesh dhe një vend pune.

Sepse ky vend nuk i respekton kampionët!” /Nisma Thurje.

(B.H/Faxweb)

 

 

Etiketa: Ilir Suli-rrefim dramatik
Pas

Erisa Xhixho: Monika Kryemadhin e shoh të përshtatshme për skenën e një spektakli

Para

Jenifer Lopez në prag të martesës së rradhës

Para
Jenifer Lopez në prag të martesës së rradhës

Jenifer Lopez në prag të martesës së rradhës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Antonio Costa në Tiranë/ Presidenti i Këshillit Europian pritet nga Rama në Kryeministri

PS i kërkon Celibashit të nisë numërimi i votave nga Greqia, Balla: Më pas le t’i kontestojnë

Samiti i Tiranës, zbardhet agjenda e takimit të 6 të Komunitetit Politik Evropian

Avionë 400 miliardë dollarësh nga Katari, polemika në SHBA: Trump po shkel kushtetutën, ka konflikte interesi

Tiranë/ Samiti i Komunitetit Politik Europian, Rama pret në kryeministri presidentin e Këshillit Europian

Përndoqi një shtetase boshnjake, arrestohet 37-vjeçari shqiptar në Kroaci

Gjithë drejtuesit kryesorë të BE-së dhe kryeministrat e shteteve më të rëndësishme të Europës, uruan një ditë më parë për fitoren e zgjedhjeve të 11 majit, kryeministrin Edi Rama

GEN-E-Albania: Tirana Bank gjithnjë në mbështetje të sipërmarrësve të rinj dhe inovacionit

Incidenti në qendrën e votimit në Kashar/ “SPAK duhet të hetojë”, Klevis Balliu: Autorët janë lejuar të largohen

Belinda Balluku pas përfundimit të numërimit në Fier: Mirënjohje për qytetarët dhe përkushtim për të ardhmen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.