Pak ditë më parë Eliza Dushku, nëpërmjet një statusi të gjatë të bërë në Facebook, tregoi eksperiencën e saj të hidhur në moshën 12 vjeçare me ish -koordinatorin e dublantëve, Joel Kramer.
Përveç mbështetjes që mori nga miq dhe kolegë, ka reaguar edhe aktori i njohur Arnold Schwarzenegger i cili tha:
“E sigurt që diçka do të bënim (po ta dinim). Jam i shokuar dhe i trishtuar për Elizën, por edhe krenar. Përveçse është një grua e talentuar, e mrekullueshme, është kaq kurajoze”.
‘Kur isha 12 vjeçe, ndërkohë që filmonim për “True Lies”, jam abuzuar seksualisht nga Joel Kramer, një prej koordinatorëve të dublantëve më të rëndësishëm në Hollyëood.
Që prej asaj kohe, më ka munduar mënyra se si dhe kur ta thoja këtë, nëse do ta thoja ndonjëherë. Asokohe, e ndava atë që më ndodhi me prindërit, dy miq të rritur dhe një prej vëllezërve të mi të mëdhenj. Askush nuk ndihej gati të përballej me këtë temë tabu atëherë dhe as unë vetë.
25 vite më vonë, e mbaj mend qartësisht sesi Joel Kramer më bënte të ndihesha speciale, sesi metodotikisht krijoi besimin tek unë dhe tek prindërit e mi, sesi më ngacmonte prej muajsh, sesi më çoi në dhomën e tij të hotelin në Miami duke u premtuar prindërve të mi se do të më çonte të notoja në pishinën e dublantëve dhe se pas saj do të provoja sushi për herë të parë.
I mbaj mend si të ishte sot sesi mbylli perdet dhe uli dritat, ku më vuri me saktësi në një prej dy krevateve, çfarë filmi vuri në televizor (Coneheads), sesi u zhduk në banjë dhe doi më pas i zhveshur, duke mbajtur vetëm një peshqir të vogë duarsh rreth belit.
Mbaj mend çfarë kisha veshur (xhinset e mia të shkurtra të preferuara në ngjyrë të bardhë, fatmirësisht, të sigurta mjaftueshëm që të mund t’i mbaja veshur). E mbaj mend si më shtriu në krevat, më mbështolli me trupin e tij gjigant dhe fërkohej pas meje. Më tha këto fjalë: ‘Nuk do të të zërë gjumi tani zemër, mjaft bëre sikur po fle!’ dhe vijonte të fërkohej me forcë dhe shpejtësi ndja trupit tim të ngurtësuar.”
“Kur ‘mbaroi’, më tha: ‘Mendoj se duhet ët bëjmë kujdes…’ e kishte fjalën që të mos i thosha njeriu. Unë isha 12 vjeçe, ai 36. Mbaj mend sesi më vonë, taksisti më shihte në pasqyrë kur Joel Kramer më uli në prehrin e tij në sediljen e pasme dhe më shtrëngoi dhe u eksitua sërish. Sytë e mi nuk iu ndanë atyre të taksistit gjatë udhëtimit të gjatë nga Miami tek hoteli im.”- ka rrëfyer Dushku.
Dhe sipas aktores ishte pikërisht Kramer ai që kujdesej për sigurinë e saj në sheshxhirim, ku i duhet të varej nga lartësi të mëdha, e lidhur me pajisjet që ia vinte në trup pikërisht abuzuesi i saj.
Eliza gjithashtu ka rrëfyer sesi ia kishte treguar këtë histori një mikeshës së saj të rritur, e cila ia kishte përplasur në fytyrë 36-vjeçarit.
Në të njëjtën ditë aktorja u plagos gjatë një skene të rrezikshme në sheshxhirim, ku theu brinjët.
“Shpresoj që kjo deklaratë e imja të ndihmojë viktima të tjera të abuzimeve që të ngrenë zërin dhe të dëgjohen,”- ishte rrëfimi i aktores pak kohë më parë.
(E.K/FAXWEB)