05:10 | 26/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sociale

Rrëfimi emocionues/ Ada: Si e mësova se isha fëmijë i birësuar

11:06 | 07/11/2016
në Sociale, Te Fundit
0

Ishte 15 vjeç kur mamaja i thotë se në fakt nuk ishte mamaja e saj biologjike. Ada ishte e birësuar që foshnje pasi ishte braktisur nga prindërit e saj biologjikë.

Tani vajza nga Durrësi është 18 vjeç. Ky rrëfim ia ka ndryshuar jetën, por jo dashurinë për mamanë e saj, Avdijen.

Historia e saj u publikua një javë më parë në programin “E diela shqiptare” në Tv Klan dhe pati impaktin e duhur. Universiteti Europian i Tiranës  i ka mundësuar një bursë studimi. Ajo do të studiojë falas dhe do të ketë një pagesë 25 mijë lekësh (te reja) në muaj për tri vitet e ardhshme, që të përballojë jetesën në Tiranë.

E huaj në familjen tënde

Nëna biologjike e braktisi foshnje, por ishte një nënë tjetër e cila kërkonte dëshpërimisht të kishte një fëmijë, duke qenë se vet nuk mund ta sillte në jetë një të tillë.

Ashtu siç thotë dhe Ada: “Ndoshta zoti kishte menduar diçka më të mirë për mua”.

U duk sikur fati i buzëqeshi vajzës së vogël dhe familjes së re të saj. Që në momentin e parë kur prindërit adoptues e panë Adën, e ndjenë që ajo do të ishte vajza e tyre dhe do t’i bekonte ata.

Takimi i tyre i parë ndodhi kur ajo ishte vetëm 8-muajshe, por pas pak vitesh jeta do t’iu rezervonte një fatkeqësi.

Atëherë kur familja ishte e lumtur, babi i saj diagnostikohet me kancer dhe vdiq kur ajo ishte vetëm 4 vjeç.

Ajo nuk ka kujtime me babanë e saj, të vetmin moment që e mban mend është kur ai ishte pa jetë te dhoma e gjumit dhe ajo i lëshonte një aromë që kishte në dorë.

“Isha e vogël dhe nuk e kuptoja që kishte vdekur”, thotë Ada.

Ndërkaq familjarët e babait të saj, nuk e kishin pranuar kurrë Adën si gjakun e tyre, ata s’mund ta përtypnin faktin që ata kishin adoptuar një vajzë të huaj.

Përveç dhimbjes nga humbja e babait, Ada është përballur dhe me mohimin e familjarëve të babait, të cilët ende sot e kësaj dite nuk e përkrahin atë.

Ajo falënderon dajën e saj, i cili me një pension invaliditeti, i ndihmoi si atë ashtu dhe mamanë e saj për të përmirësuar disi kushtet ku ato jetonin.

“Tavani mund të shembej nga momenti në moment”, shprehet Ada.

Ajo flet me shumë dashuri, respekt e mirënjohje për dajën e saj, i cili i është gjendur pranë në çdo moment dhe po ashtu për familjarët e mamasë së saj, të cilën e duan më shumë se sa nipërit e mbesat e tjerë, siç tregon dhe vetë Ada.

“Prindërit biologjikë janë dy të panjohur”

Lajmin që ajo ishte një vajzë e birësuar e mori nga vetë mamaja e saj.

“Mami vendos që të dalim për kafe të dyja dhe më thotë, shiko unë kam diçka për të të thënë. Unë jam mamaja jote birësuese dhe në atë moment u shtanga. I thashë se ndoshta e kisha parandjerë pak, ndoshta nga diferenca e moshës, por jo që unë s’do isha vajza jote. Ishte e gjitha një bisedë mes lotësh”, rrëfen Ada.

Për prindërit e saj biologjikë ajo thotë se edhe nëse ata vendosin të shfaqen, nuk do t’i pranonte ata kurrë.

“Unë nuk jam diçka kalimtare që ata të shfaqen e të zhduken sërish. Ata janë të panjohur për mua. Unë tashmë kam jetën time, jam e lumtur me mamin tim dhe të panjohurit s’mund të bëhen pjesë e jetës sime, nëse unë nuk dua t’i bëj pjesë”.

Pas

Konferenca për shtyp/ De Biasi flet për Izraelin, mundësitë e largimit dhe për “fatin” e Gashit

Para

Video/ Ja si u përmbyt qyteti i gurtë

Para

Video/ Ja si u përmbyt qyteti i gurtë

 



Të Fundit

Aksidenti me 3 shqiptarë të vdekur në Gjermani, si u kthye udhëtimi për festën familjare në tragjedi

Lufta Ukrainë-Rusi, ministri i Jashtëm italian: Nuk do mbarojë para fundit të vitit, Putin duhet të…

Administrata Trump vendos kufizime të reja për gazetarët në Pentagon

Sabotim i dytë i dyshuar në Francë, pse u ndërpre energjia në Rivierën Franceze

Tragjedi në Londër! Nëna dhe tre fëmijët humbin jetën nga zjarri, adoleshentja në gjendje kritike

Kaja Kallas bën thirrje për të rritur presionin ndaj Rusisë pas sulmit tragjik në Ukrainë

“Sulmi u intensifikua kur u ngrit helikopteri i presidentit”, komandanti i mbrojtjes ajrore: Putin ishte në epiqendrën e sulmit

Flakët rrezikojnë banesat në Lazarat, zjarrfikësit ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit

“Mos prisni asnjë mrekulli”, Ukraina përgatitet për ofensivën verore të Rusisë

Video/Arrestohet në tentativë për arratisje drejt Greqisë, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë në Shtyllas

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.