Një vajzë ka rrëfyer historinë e saj të dhímbshme me bashkëshortin duke shpjeguar se e dhunon vazhdimisht. Ndërsa dy fëmijët, një djalë dhe një vajzë, i ka të skeptrit áutik dhe ka fríkë për ta. E prezantuar me emrin e rrèmë Adela në emisionin “Shqipëria Live” duke thënë se partneri e kèrcënon herë me thíkë dhe herë me kaçavídë, ndërsa jo pak herë i ka thënë se do ta vrásë.
“Në fillim ishte shumë mirë, unë sapo u martova mbeta shtatzënë me fëmijën e parë. Fëmija ishte një vjeç, pas një viti e shikoj që burri pinte iláçe. E pyeta se përse i pinë, më tha se më dhemb koka. Pas disa muajsh e pash që ai konsumonte iláçe vazhdimisht. Në fillim ishte shumë i qetë. Ndërsa në 5 vitet e fundit ai më dhùnon vazhdimisht, sepse ndërpreu iláçet. Nuk e mora vesh kurrë se përse i ndërpreu ilaçet. Por ai konsumonte alkool dhe iláçet nuk i bënin efekt.
Fëmijët kishin problem, fëmijët i kam të spektrit áutik, një djalë dhe një vajzë. Ata nuk flasin dhe nuk ecin. Prindërit më thonë atë fat ke dhe atë mbaj. I kam thënë që ai ushtron dhùnë ndaj meje dhe ato thonë që duroje. Ka pasur raste që bashkëshorti ka dhùnuar dhe babain e tij. Mjeku tha që është skízofreni. Ai nuk i merr mjekimet dhe thotë se jam mirë.
Unë fle me fríkë çdo natë. I merr thíkat dhe kaçavidat dhe i mban poshtë jastëkut. Kam fríkë se gjatë natës më bën ndonjë gjë, ai gjatë gjithë kohës vetëm kërcènime ka. Kam fríkë për fëmijët. Më ka thënë shumë herë se do të vrás. Unë kam frikë, se ç’a nuk ndodh. Unë fle në dhomë të ndarë me të, sepse në gjendjen që janë fëmijët kam frikë”, u shpreh Adela.(A.M/Faxweb.al)