Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç si rrallë herë ka dhënë një intervistë ku ka folur gjërë e gjatë për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Vuçiç ka deklaruar se do të donte shumë që të fliste gjuhën shqipe.
“Ndjehem fajtor që nuk di asnjë fjalë në gjuhën shqipe. Do të doja ta dija gjuhën tuaj dhe të jem më i edukuar, shpresoj se do të kem kohë të arrijë një gjë të tillë”, tha Presidenti serbe në një intervistë për gazetarin Idro Seferi për ‘Opinion’.
Presidenti serb ka kujtuar vitet e rinisë, kur ka shërbyer në shërbimin ushtarak. Ai deklaroi se kundërshtarët më të fort në shah i kishte shqiptarë.
“Gjatë shërbimit ushtarak duke kërkuar kundërshtarë në shah gjithmonë kam hasur në shqiptarë që kanë qenë të vetëmësuar apo kanë lozur me të vjetrit që lozin shah dhe ata kanë qenë gjithmonë kundërshtarët më të fuqishëm dhe këtë e kujtoj gjithmonë”, ka deklaruar Vuçiç.
I pyetur në lidhje me Kosovën Vuçiç tha se ka nisur një dialog të brendshëm pasi ka konsideruar se është e rëndësishme që gjërat ti shtrojë në mënyrë racionale dhe reale edhe pse kur thuhet kjo mënjëherë shqiptarët nga Kosova thonë se racionale dhe reale është njohja e Kosovës.
“Sa i përket Kosovës dhe pyetjes tuaj, ne kemi nisur një dialog të brendshëm pasi kam konsideruar se është e rëndësishme që gjërat ti shtrojmë në mënyrë racionale dhe reale edhe pse kur e themi këtë mënjëherë shqiptarët nga Kosova thonë se racionale dhe reale është njohja e Kosovës. As kjo nuk është tërësisht racionale dhe reale dhe ajo që është thirrja ime është që edhe njëra dhe pala tjetër ta kuptojnë se nuk kemi shumë jetëra që të gjithë kemi humbur shumë njerëz edhe serbët dhe shqiptarët jo vetëm në konfliktet mes vete, por edhe shumë që kanë ikur përgjithmonë nga këto hapësira.
Njerëzit që kanë shkuar nga këtu e tregon edhe fakti se nuk mund të shkoj në asnjë vend në Nju Jork, e që të mos më shërbej ndonjë shqiptar dhe nuk mund të shkoni në asnjë vend në Vjenë të mos ju shërbej ndonjë serb. Pra ka edhe nga njëra dhe pala tjetër njerëz në të dyja vendet, por po e marrë si shembull aty ku janë shumicë dhe këta njerëz vështirë se do të kthehen të ndërtojnë Tiranën, të ndërtojnë Beogradin apo Prishtinën apo cfarëdo vendi tjetër. Ata do të ndërtojnë vende të tjera dhe të paguajnë tatime në shtete të tjera. Ne nuk kemi më një luks të tillë që këtë t’ia lejojmë vetës. Këtu shtrohet pyetja nëse mundemi ne të dyja palët apo ne dhe Prishtina të gjejmë dicka racionale reale dhe që do të thoshte humbje për të dyja palët dhe kur është humbje për të dyja palët kjo është minimumi i kënaqshëm edhe për njërën edhe palën tjetër. Kjo do të na tërhiqte drejt së ardhmes dhe do të nënkuptonte që mund të flasim për një marrëdhënie tjetër mes serbëve dhe shqiptarëve pasi në njëqind vitet e ardhshme serbët dhe shqiptarët do të jenë dy popujt me të mëdhënj në Ballkanin Perëndimor. Cfarëdo të ndodh më pas të mos e analizojmë, por është reale që kjo do të jetë edhe më tutje, por në njëqind vite do të jenë dy popujt më të mëdhenj në Ballkanin Perëndimor. Unë mendoj se nga kjo lidhje veri jug e cila do të duhej të jetë bazë e paqes në të ardhmen varet e gjithë ajo që do të kemi edhe për njerën dhe palën tjëtër. Shqiptarët në Kosovë gabimisht konsiderojnë se i kanë mundur serbët, që serbët janë të gjunjëzuar dhe që duhet të fitojnë gjithcka që imaginojnë dhe nuk shohin hapësirë për asnjë lloj kompromisi me Serbinë dhe serbët për këtë cështje. Serbët nga ana tjetër në besim të mirë dhe masë të madhe e shohin se shqiptarët asesi nuk mund të arrijnë legjitimitet ligjor në asnjë mënyrë pa Serbinë, pa Rusinë e Kinën në Kombet e Bashkuara. Gjithashtu në Serbi një pjesë e madhe e publikut konsideron se konflikti i ngrirë është zgjidhja më e mirë më të cilën, sic e dini, nuk pajtohem në mënyrë absolute dhe këtë e them në cdo vend. Kur shikoni në mes të dëshirës që të jetë absolute një territor serb dhe të jetë një konflikt i ngrirë dhe dëshirave që kjo të jetë e tëra shqiptare, e serbëve të mos u takoj asgjë unë mendoj se këtë ne duhet ta shikojmë dhe ta shtrojmë në një mënyrë tjetër dhe të jemi shumë më real dhe racional edhe njëra edhe pala tjetër.
Edhe shqiptarët duhet të futen në këpucat serbe në një ditë dhe serbët duhet të mbathin këpucët shqiptare dhe kjo është ajo që unë them cdo ditë dhe për asgjë nuk e kam ndryshuar qëndrimin dhe rrëfimin tim për shkak se flas për një media shqipatare apo flas me Ju dhe kjo është ajo që seriozisht mendoj”, tha ai ndër të tjera. (B.H/Faxëeb)
Discussion about this post