18:28 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rrëfimi i babait që humbi vajzën parukiere: Ta vrasin vetë djalin, mos më presin mua!

14:23 | 29/11/2016
në Aktualitet, Te Fundit
0
Rrëfimi i babait që humbi vajzën parukiere: Ta vrasin vetë djalin, mos më presin mua!

Preng Ndoka, babai i parukieres që u vra në Lezhë gjatë momenteve të saj të punës, ka rrëfyer me lot në sy momentin e tmerrshëm kur mori vesh lajmin.

”Nëse do vrasin vetë djalin atëherë i pranoj, ta vrasin vetë me dorën e vet mos të më presin mua, shteti ta gozhdojë si Krishtin”, bën deklaratën e fortë Ndoka në studion e emisionit ‘Me zemër të hapur’ në ”News24”.

Me një dhimbje të madhe ai kujton edhe takimin e fundit me të bijën. Noka tregon se ditën e gjëmës kishte për vizitë krushqit.

“Kisha vjehrrin e çupës me gjithë vjehrrën. Më 12 nëntor, djali im bëri 33-vjeç, më 13 nëntori djali i vajzës bën 3 vjeç dhe mblodhëm familjen për ta bëra bashkë festën, dy gjela i thashë do t’i pres unë, një tha vjehrra unë, e do e bëjmë për qejf”, tha ai.

Më tej Prenga vazhdon rrëfimin:

“Çfarë mendon nuk del. Duke diskutuar në kafe me krushqit duke bërë muhabet, zilja dy herë, më merr vajza e di çfarë ka ndodhur? Më tregon për vdekjen e dy vëllezërve të një të njohurit. Në kafe prapë, zilja vjehrrit, e reja e tij e merr që ishte bashkë me cucën time, afër te floktorja, i tha ec babë se e kanë vrarë Etlevën, u dha ulërima, ka vdekur, ai po ulërinte. I thashë gruas, gjetëm një mjet, dolëm në xhade, mbaje i thashë se po të tregoj, kam qejf të pi një kafe me të. Ec i thashë, si kam keq unë ti mos ec, i tregova për vajzën. Më ka çuar te spitali, sa kam shkuar atje, kam bërtitur o babë ça të ndodhi, hapi sytë e ma ka bërë me dorë dhe nuk pati më jetë.

Si dhimbje është e fortë. Kërkoj nga shteti shqiptar me një vendosmëri të madhe: çfarë i bëri vajza ime që ma vrau.”, jep detaje babai i së ndjerës.

BISEDA ME GAZETAREN:

Kur e mësuat të vërtetën?

Tani e mora vesh në televizion se nuk e kam hapur në shtëpi.

Policia nuk u ka ardhur?

Mua më kanë ardhur vetëm media juaj.

Alfred Nikolli 31 vjeç…

Nuk e njoh. Vetëm si surrat tani.

Sa kishte martuar Etleva?

Ka 8 vjet.

Si është njohur me burrin?

Ka qenë në shkollë. Më ka pyetur për dhëndrin dhe i thashë do pyes. Pyeta dhe më thanë nuk dimë gjë. Vendosa të mos ia prish. E pyeta a e ke me gjithë mend me Bardhokun? Po me tha. Ata janë njohur vetë.

Kishte lidhje dashurie mes Etlevës dhe Alfred Nikollit?

Jo nuk ka pasur asgjë.

Djali 3-vjeçar ka qenë i pranishëm? E kuptoi?

E kuptoi, po i thoshtë gruas sime, ça ka ndodhur tate.

Emri i autorit të thotë gjë?

Asgjë.

Çfare prisni nga familja e tij, duhet të dënojë krimin?

Vetë krimin ta dënojnë ato vetë.

Nëse ato nuk duan?

Unë kam qejf të dëgjoj se çfarë thotë ai. Më vështirë se e kam unë nuk e ka ai.

Nëse ata do trokasin në derën tënde?

Atëherë do të ndryshojë

Do t’i pranoje?

Jo nuk i pranoj

Po të kishin ardhur në varrim?

Nëse do vrasin vetë djalin ato atëherë i pranoj, ta vrasin vetë me dorën e vet mos të më presin mua, shteti ta gozhdojë si Krishtin,

Shqipëria nuk ka dënimin me vdekje.

Ta bëjnë, nuk më duhet gjë.

Nuk jeni dakord me burgim të përjetshëm?

Fare, nuk jam dakord, atë që më ka bërë ai mua, t’ja bëjnë atij.

parukierialezhe

Viktima Etleva Ndoka dhe autori që ka pranuar krimin Alfred Nikolli

 

Etiketa: etleva ndokaparukiere
Pas

Unioni i Komunave Shqiptare, Vuçiç: Lojëra fëmijësh që prishin marrëdhëniet

Para

Gazetarja: Suliotët turq?! Grekët bëjnë namin kur flitet për Shqipërinë e Madhe

Para
Gazetarja: Suliotët turq?! Grekët bëjnë namin kur flitet për Shqipërinë e Madhe

Gazetarja: Suliotët turq?! Grekët bëjnë namin kur flitet për Shqipërinë e Madhe

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasja m*kabre e Ilaria Sulës nga ish i dashuri, Prokuroria e Romës kërkon gjykim të menjëhershëm për Mark Samson! Babai i 22-vjeçares: Drejtësia të vihet në vend

Programet e strehimit social, 1.44 mln euro për subvencionimin e interesave të kredive dhe qiratë

Protestuesit përplasen me policinë jashtë një hoteli me azilkërkues në Angli, plagosen tetë efektivë

Pogradec/ Përfshihet nga zjarri një sipërfaqe me bimësi në fshatin Çërravë, era favorizon flakët

Çekia kriminalizon propagandën komuniste, partia e majtë: Akt politik dhe represiv

Përpjekjet për konstituimin e Kuvendit, Osmani takon kryetarin e Nismës Socialdemokrate

Kancelari Merz: Një marrëveshje me SHBA-në për heqjen e plotë të tarifave doganore, është jorealiste

Siri/ Beduinët rrethojnë Sweidën, mijëra luftëtarë janë jashtë qytetit Druze

Të përfshirë në sulme kibernetike dhe sabotime në Evropë/ Britania zbulon rrjetin e spiunëve rusë

Vrasja e Ilaria Sulës nga ish i dashuri, Prokuroria e Romës kërkon gjykim të menjëhershëm për Mark Samson! Babai i 22-vjeçares: Drejtësia të vihet në vend

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.