13:33 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rrëfimi i Hermes Nikajt para arrestimit për prostitucion: Paratë që më ofrojnë mua dhe mikeshave të mia në këmbim të seksit treshe

15:07 | 28/12/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rrëfimi i Hermes Nikajt para arrestimit për prostitucion: Paratë që më ofrojnë mua dhe mikeshave të mia në këmbim të seksit treshe

I njohur si Zogu i Tiranës dhe miku i Iva Alikos, ka folur edhe për stilet e zjarrta që praktikonin në shtrat

Seks në grup për 200 mijë lekë, është detaj i fortë që ka dalë në dritë pas zbardhjes së dosjes së Hermes Nikajt, i njohur në showbizz si Zogu i Tiranës.

Një muaj pas arrestimit në flagrancë të gazetarit dhe prezantuesit të disa emisioneve, kanë dalë të tjera detaje në dritë, ndër të tjera edhe dëshmia e njërës prej vajzave të shfrytëzuara për próstitucion, Denisa Neli.

Mediat kanë zbardhur të plotë dosjen për hetimin ndaj Hermes Nikajt, pjesë e së cilës është përmendur të jetë edhe modelja Iva Aliko.

Sipas dosjes ku është edhe dëshmia e njërës prej vajzave të shfrytëzuara për prostitucion, Nelit, Aliko është shfaqur në skenë në momentin që ka dërguar Zogun e Tiranës në lagjen e tij.

Neli, e cila zbërtheu të gjithë skemën, ka treguar se ka qenë Iva këngëtarja, ajo që e ka sjellë Nikajn në lagje ku e priste “Velo”. Ky i fundit, sipas Denisës është punonjës Policie dhe e ka çuar atë së bashku me Zogun e Tiranës në hótelin “Autostrada”, ku e priste laçiani Artur Gjini.

Si shpërblim për orët që do të kalonin me Gjinin, Neli dhe Nikaj kanë marrë nga 100 mijë lekë të vjetra secili. Gjithçka ka ndodhur natën që Policia shpërtheu derën dhe i gjeti të tre të zhveshur në shtrat.

E gjitha duket shumë e guximshme, por nga kërkimet tona zbulojmë se Hermes ka folur vetë dikur për ofertat që merrte ai dhe mikeshat e tij, ku u ofroheshin shuma parash në këmbim të seksit treshe.

Në një intervistë për revistën “Story”, ai zbuloi se përveç punës në televizion ishte edhe bërë sipërmarrës i një biznesi personal, pikërisht i një qendre estetike me kliente VIP.

Gjatë intervistës shoqëruar me një set fotosh erotike me një nga mikeshat e tij, pyetjes se si do ta përshkruante lidhjen erotike në shtrat, ai i përgjigjej: “Lidhja ime erotike është mjaft e këndshme dhe e zjarrtë. Ka eros në të dhe për aq kohë sa ka eros dhe pasion, lidhja do të jetë shumë e bukur”.

Pyetjes: I praktikoni stilet kamasutra?, ai i përgjigjet: “Stilet e kamasutrës janë pozicione seksuale, të cilat e përmirësojnë një marrëdhënie. Pse të mos i praktikojmë?”.

Sa herë seks bën në muaj?

“Jam i nxehtë në krevat, kështu që kryej marrëdhënie seksuale shpeshherë. Trekatër herë në javë është e zakonshme.”

Po kush është iniciatori?

“Iniciatori për seks jam unë. Të pangopur nuk mund ta quaj veten, por të dëshirueshëm dhe që kam dëshirë për seks po”.

Përdor masa mbrojtëse?

“Po, kur duam të jemi tërësisht të çlirët në arritjen e kënaqësisë (qesh),” thotë ai.

Më pas, pyetjes nëse ka raste kur e ngacmojnë atë dhe mikeshat e tij për seks treshe apo në grup, Hermes i përgjigjet: “Ka pasur raste edhe që na kanë ngacmuar mua dhe mikeshën time, por i kemi marrë parasysh, për aq kohë sa unë jam një figurë e njohur e ekranit shqiptar dhe partnerja ime është mjaft simpatike dhe seksi si femër. Theksoj që ka pasur ngacmime e oferta ku na kanë ofruar para si çift në këmbim të seksit treshe”.

Le të shohim se ç’do të ndodhë me jetën e Zogut, djalit nga Tirana, që ende s’i ka mbushur të 30-at. /Panorama Plus

Pas

Shkrumbohet i gjithë pallati në Pogradec, lëndohet një zjarrfikës, 45-vjeçarja humb ndjenjat

Para

Vriten 10 ushtarë, Talibanët marrin përsipër sulmin me bombë

Para
Vriten 10 ushtarë, Talibanët marrin përsipër sulmin me bombë

Vriten 10 ushtarë, Talibanët marrin përsipër sulmin me bombë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tiranë | Finalizohet Operacioni “Informaliteti”, Bllokohet Një Karburant në Paskuqan

Berisha: Po Dokumentojmë Farsën Zgjedhore, Protestat Do Nisin Në Shqipëri dhe Jashtë Vendit

Tragjedi në Itali: 46-Vjeçari Ndërron Jetë Pas Përplasjes me Makinë

Berisha Publikon Dëshmi për Manipulimin e Votave të Diasporës: “Një Proces i Kontrolluar Fund e Krye”

Spiropali: Shqipëria pret në 2027-ën samitin e parë të NATO-s në rajon!

Shtyhet Seanca Gjyqësore për Ilir Metën – Seanca e Radhës më 26 Qershor

Tiranë | Vodhi 10 Mijë Euro Dy Vite më Parë, Policia Arreston 42-Vjeçarin

Nis seanca gjyqësore për Ilir Metën,ky i fundit mungon në gjykatë

Dy Aksidente Shkaktojnë Kaos në Autostradën Tiranë-Durrës: 8 Automjete të Përfshira

11 Maji | Procesi i Rinumërimit në Tiranë: PD dhe PS Humbasin Më Shumë se 100 Vota Secila

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.