06:25 | 02/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rrëfimi i kushërirës: Marsela Toshi u braktis nga nëna prostitutë kur ishte 6-muajshe

18:37 | 06/12/2016
në Aktualitet, Flash, Te Fundit
0
FOTOT e nënës që humbi sot dy djemtë e saj në Korçë. Zbardhet detaji i panjohur në dinamikën e ngjarjes makabre

Vijon të jetë në qendër të vëmendjes së opinionit publik ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e djeshme në Korçë, aty ku Naum Toshi, 41 vjeç, mbyti dy fëmijët e tij dhe më pas edhe veten.

Por më e kryqëzuara në këtë ngjarje duket se është nëna 24-vjeçare, Marsela Toshi.

24-vjeçarja ka patur një jetë plot probleme. Ajo u lind nga një prostitutë, e cila e braktisi që 6-muajshe. Më pas ajo u braktis edhe nga babai i saj, i cili u martua me një tjetër.

Këtë rrëfim e ka sjellë kushërira e saj për faqen “Jeta Osh Qef”.

Më poshtë është i gjithë rrëfimi i saj:

“Po kush është Marsela Toshi(Selda)? Një vajzë jetime, por me prindërit gjallë, që u braktis nga nëna e saj kur ishte vetëm 6 muajshe.

Mamaja me inicialet M.G.  e braktisi Marselën sepse filloi punën e saj të preferuar në Itali që në vitin 1993 e deri më sot.

Selda ngeli vetëm me babain e saj, i cili pak kohë më pas martohet dhe bashkë me gruan e tij nisen për në Greqi, duke e lënë Marselën vetëm me gjyshen. Marsela u rrit duke dëgjuar njerëz që i pëshpërisnin dhe i thonin. 

“Kur nuk e deshi nëna, si mund ta dojë njerka”, apo ” Ajo është vajza e një prostitute”. Marsela u rrit duke mos pasur njeri pranë që ta mësonte së cfarë ishte e mirë dhe cfarë ishte e keqe.

Ajo u rrit duke mos thënë kurrë fjalën nënë, nënë jam sëmurë, duke thënë shpesh babi ku je, babi pse nuk më merr edhe mua me vete. Selda u rrit me rrobat e të tjerëve. Selda kurrë nuk u shkollua.

Për Seldën u kujdes gjyshja deri në moshën 10-vjecare dhe më pas rolet u ndërruan. Jeta e saj më pas kështu vazhdoi e kështu është edhe sot, pa pasur njeri pranë që të shqetësohet për të, pa pasur njeri pranë që ta pyesë “Cfarë bën? Ku është? Me kë është? Cfarë ka ngrënë?”

U martua me ose pa dëshirë kjo s’ka rëndësi, por ajo u martua, lindi një djalë dhe më pas u braktis përsëri dhe kjo për herë të tretë. Me punë, apo pa punë, me kushte apo pa kushte asaj iu desh që këtë fëmijë ta rriste e vetme.

Shkon Në Greqi dhe fillon punë kamariere dhe pastruese vetëm që të arrinte të mbijetonte me të birin, derisa u njoh me Naumin e ndjerë, ku më pas vazhdoi kalvari i vuajtjeve dhe përfundoi në tragjedinë e madhe. Selda “u braktis” për herë të katërt nga i shoqi dhe fëmijët e saj, sepse nuk diti të ishte një nënë e mirë, por kush e mësoi të ishte e tillë?”

 

Etiketa: femijetKorçemarsela toshingjarjarrefimi
Pas

Një mrekulli, pamjet brenda hotelit të akullt “365” (FOTO)

Para

Lindje në avion, piloti bën ulje të detyruar (VIDEO)

Para
Lindje në avion, piloti bën ulje të detyruar (VIDEO)

Lindje në avion, piloti bën ulje të detyruar (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident i rëndë në aksin Drenas-Skënderaj në Kosovë! Ndërron jetë 24-vjeçarja

Studentët e Serbisë protestojnë në më tepër se 30 qytete! Kërkohet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme

Aksidenti tragjik në Vlorë! Rëndohet bilanci i viktimave, ndërron jetë dhe 16-vjeçari

Plagoset 15-vjeçari në Tiranë! U qëllua me armë zjarri në një piceri

Albin Kurti përkujton masakrën e Deçanit më 1 qershor 1998: Kujtimi i martirëve qëndron në themel të lirisë sonë

Trump do të shpallë kandidatin e ri për kreun e NASA-s

Rusia akuzon Ukrainën për ‘sulm terrorist’ në bazat ajrore: Janë arrestuar disa persona të përfshirë

Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në dy rajone

Parashutistë nga Franca dhe Zvicra, Vlora e preferuar edhe për sportet e adrenalinës

“Ose Hamasi do të lirojë pengjet, ose do të shfaroset”/ Izraeli urdhëron ushtrinë të përparojë në Gaza pavarësisht negociatave për armëpushim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.