23:45 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Rrëfimi i studentes zvicerane: Më zuri gjumi në taksi, shoferi shqiptar më…

21:47 | 12/01/2017
në Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rrëfimi i studentes zvicerane: Më zuri gjumi në taksi, shoferi shqiptar më…

Një shofer taksie shqiptar është dënuar së fundmi me dhjetë muaj heqje lirie dhe një gjobë dëmshpërblimi prej 3000 frangash, pasi u akuzua nga një studente zvicerane se e ka ngacmuar seksualisht, teksa udhëtonte me të.

Ngjarja

Ngjarja daton më 31 gusht 2015. Një studente, sot, 27 vjeçe, lajmëroi një taksi teksa ishte në një restorant në Zyrih, ku kishte festuar deri në orët e para të mëngjesit.

Siç shkruan media zvicerane “ZZ”, ajo ishte ulur në sediljen e përparme të veturës, rreth orës 6.00, në gjendje të dehur.

E përgjumur siç ishte, kishte kërkuar që të shkojë në shtëpi sa më shpejt. Në sediljen pranë shoferit 39-vjeçar, raportohet se vajzën e kishte zënë gjumë, kur papritmas ndjen dorën e taksistit që prekte trupin e saj. E reja ishte veshur me pantallona të shkurtra. Në ato momente, ai heq dorën dhe i kërkon falje klientes, duke i premtuar që do e dërgonte falas deri në shtëpi. E gjithë kjo, nëse ajo nuk lajmëronte policinë.

Por, studentja kishte filluar të bërtiste dhe sulmoi taksistin, deri sa ky i fundit ndaloi makinën dhe  nxori jashtë vajzën.

Shumë e dehur për një denoncim

Pak më vonë, ata takohen sërish në polici, por policia ia refuzon padinë studentes për shkak se ishte nën efektin e alkoolit. Vetëm disa muaj më vonë, ajo shkoi sërish në polici për të paditur taksistin.

Nga agresor në viktimë

Taksisti me origjinë nga Kosova, pretendon të kundërtën. Sipas tij, 27-vjeçarja ishte e para që e kishte prekur atë. Ai madje i kishte thënë tre herë ti largonte këmbët, që i kishte vendosur pranë timonit të veturës. Pasi ajo s’kishte marrë ‘vesh me fjalë’, ai tentoi t’ia largojë këmbët me dorë. Këtu, vajza kishte filluar të jetë mjaft agresive dhe e sulmoi taksistin.

“Ajo e theu edhe dritën e taksisë dhe lajmërova shefin. Shkuam së bashku me shefin në polici. Aspak nuk e kam prekur me epsh në këmbë dhe as nuk i premtova lëvizje gratis,” tha shqiptari.

Megjithatë, në pjesët e brendshme të pantallonave të shkurtra janë gjetur gjurmët e ADN-së së tij. Babai i dy fëmijëve dhe i martuar nuk di të sqarojë se nga ka ardhur kjo, duke e quajtur një kurth të mundshëm.

Kjo ka bindur gjykatën për ta dënuar shqiptarin me 10 muaj heqje lirie dhe gjobë dëmshpërblimi prej 3000 frangash. (A.R/SHUPLAKA)

Etiketa: shoferivajzazvicer
Pas

Shkarkimi nga ABC News, Shkullaku sulmon Ramën e Veliajn në “Opinion”: Jemi në kohën e propagandës së Koresë së Veriut

Para

I vjetri theu rrjetin, ja kush i dhuroi Ndrenikës një televizor fringo të ri

Para
I vjetri theu rrjetin, ja kush i dhuroi Ndrenikës një televizor fringo të ri

I vjetri theu rrjetin, ja kush i dhuroi Ndrenikës një televizor fringo të ri

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vatikani zbardh bisedën e Papës me Putinin, ja çfarë i kërkoi Ati i Shenjtë presidentit rus

Arabia Saudite merr masa për të parandaluar vdekjet nga nxehtësia gjatë Haxhit 2025

Rusia sërish mesazh Vuçiçit: Serbia i kupton rreziqet e rënies së armëve të tyre në duart e Kievit

Treni përplas makinën në Gjermani, humb jetën shoferi

Çështja e detit, ministri Hasani flet për “Kathimerinin”: Të vendosur ta zgjidhim, pjesë e një dialogu dhe bashkëpunimi konstruktiv

Kremlini akuza Perëndimit për përfshirje në “sulme terroriste” ndaj civilëve në Rusi

ZYRTARE/ Xhuljo Tabaku rinovon kontratën me Vorën

Protesta në Sofje, kundër anëtarësimit në eurozonë

Konfirmohet rasti i parë i murtajës së ruminantëve të vegjël në Shqipëri

Milani mbush arkën, shet futbollistin më të mirë të sezonit, thyen edhe transferimin e Kaká

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.