Një rrëfim i sinqertë dhe i shumë real, që prek dhe shumë shqiptarë të cilët kanë kaluar në rrugë ilegale kufirin. Nga gazetari Trient Vicent është intervistuar një trafikant francez i qënieve njerëzore, i cili me jahtin e tij ka trafikuar shumë shqiptarë për tu futur në Britaninë e Madhe.
Kapiteni Didjer Korfe ka shpenzuar pjesën më të madhe të jetës së tij në anije duke shëtitur gjithë botën me jahtin por problemet financiare e detyruan Korfenë të kthehet në Francë ku ai filloi të punojë për mafien shqiptare.
Korfe ishte pjesë ngae një grup prej 14 kapitenë francezë të cilët kanë trafikuar dhjetra shqiptarë drejt Britanisë së madhe.
“Unë njoha një francez i cili punonte për një grup kriminal të përbërë nga shqiptarët. Ai më propozoi një mijë euro për çdo person që do të kaloja. Kisha probleme financiare për shkak të problemeve shëndetësore dhe e pranova ofertën. M’u deshën para prandaj e pranova”, u shpreh Korfe.
Ai po traportonte shqiptarë por nuk e mendonte se do të kishte edhe fëmijë shqiptarë në jahtin e tij.
“Kur mësova se një familje do të vinte me mua nuk mund të refuzoja më. Në jahtin tim ishin tre persona në bord të cilët po prisinin të iknin. Më thanë: T’i do të marrësh familjen. Nuk më pëlqeu po nuk kisha zgjidhje sepse paratë mi kishin paguar, 7 mijë euro i kisha në xhep. Nëse do t’i thoja do të kisha një problem të madh me grupin kriminal”, shpehet ai. më tej kapteni Kofe na tregon edhe rrugën sesi ai mundi të trasoprtonte në mënyrë ilegale një familje shqiptare drejt Britanisë së Madhe. (J.V/Shuplaka)
https://www.youtube.com/watch?v=BnuO165M4Pk&feature=youtu.be&t=15s