10:24 | 10/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rrëfimi: Në firmat piramidale lanë lekë dhe ambasadorët e huaj

08:36 | 25/12/2016
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rrëfimi: Në firmat piramidale lanë lekë dhe ambasadorët e huaj

I ftuar në emisionin “Zululand” të gazetarit dhe analistit Mustafa Nano, regjisori Leka Bungo, përveç filmit të tij më të ri “Rrokullisja”, një bashkëpunim me Televizionin Publik Shqiptar, do të ndalej gjatë në një nga çështjet më të nxehta që shqetësojnë teatrin në vendin tonë: drama kombëtare dhe viti i mbrapshtë 1997.

Bungo u përgjigjet pyetjeve të Nanos për “Rrokullisjen”, i cili rikthehet në vitet e firmave piramidale, marrëzisë kolektive ku shqiptarët humbën kursimet, shtëpitë, gjithçka që kishin. Një film që sjell në ekranin e madh një kastë të zgjedhur aktorësh, si Robert Ndrenika, Bujar Asqeriu, Viktor Zhusti, Mariana Kondi, Xhevahir Zeneli etj. Disa nga pyetjet për zhvillimet e viteve ’97.

Nano: Leka, çfarë ishte 97-a për ty? 97-a është “viti i mbrapshtë” i Ismail Kadaresë, në të gjitha kuptimet. Ishte vit i mbrapshtë për shqiptarët, do thosha një nga vitet më të mbrapshta të të gjithë historisë së shqiptarëve. Historia e firmave piramidale është në qendër të filmit tuaj… Ideja që ti paguan një lek sot edhe merr nesër tre, solli dhe “Rrokullisjen”…

Bungo: Po, është një ide, ide që i bëri shqiptarët të shesin shtëpitë, të shesin ç’kishin mall. Me idenë që t’i shesim këto se pas tre muajsh do të bëhet nami dhe do bëhej pare e madhe.

Nano:Në film gjejmë një pensionist që shet shtëpinë, kemi një fshatar që shet lopën, madje kemi edhe një të huaj… Këtu më duket pak një gjetje artistike në fakt, sepse nuk besoj se ka pasur të huaj atëherë?

Bungo: Po, po, ka pasur shumë, jo një, por shumë. Ka pasur edhe ambasadorë… Se ti ke parë vetëm tregtarë, por atje ka pasur edhe ambasadorë. Titullarë të ambasadave të huaja në Shqipëri kanë futur lekë në firmat piramidale. Këtë e di shumë mirë.

Firmat piramidale janë një nga plagët e shumta që goditën Shqipërinë në këto vite tranzicioni.  (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: aktualitetLeka Bungo
Pas

Fejohet djali i Agron Llakajt, ja si e uron miku këngëtar i të atit

Para

Dhuna ndaj qytetarit në Korçë, PD: Rama u soll si byroist

Para
Mbështet Ben Blushin në sy të Ramës, dhunohet nga Garda në Korçë (DESHMIA)

Dhuna ndaj qytetarit në Korçë, PD: Rama u soll si byroist

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zjarret masive në Maqedoninë e Veriut, Greqia dërgon avionët zjarrfikës Canadair

Ndërtimet pa leje në Theth, shkarkohen nga detyra të gjithë drejtuesit e policisë së Shkodrës

Ministri Hasani vizitë zyrtare në Riga: Partneriteti me Letoninë, investim për të ardhmen e përbashkët evropiane

Situata e zjarreve në Shqipëri,18 vatra në 24 orët e fundit, 3 ende aktive

Aksident në autostradën Tiranë–Durrës, u përplas nga një automjet, ndërron jetë 66-vjeçari

Anija e fundosur nga Houthit në Detin e Kuq, vijon kërkimi për persona të mbijetuar

Aksident në aksin ‘Sarandë-Delvinë’, përmbyset automjeti, plagoset drejtuesi 22-vjeçar

Moska akuzon kancelarin Merz se dëshiron të marrë pjesë në luftë

Dy persona të vdekur nga sulmet vdekjeprurëse ruse në Kiev

Shpëtoi dy turistë por u mbyt vetë, gjendet pas 48 orësh kërkime trupi i pajetë i kapitenit Arben Anamali në liqenin e Shkodrës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.