Po zhvillohet seanca gjyqësore te Gjykata e Tiranës për 11 të ndaluarit e protestës së Astirit. Lulëzim Tozhani, babai i 7-vjeçarit i cili u shpall i humbur gjatë protestës së Astirit ka folur për trupën Gjykuese.
Tozhani është shprehur se arsyeja e vetme pse ishte në protestë, ishte mbrojtja e shtëpisë. Ai ndër të tjera ka zbuluar se djali i tij është detyruar të shkojë te komshinjtë që të ushqehet.
“Nuk kam bërë asgjë kam dashur të mbroj shpinë time më arrestuan bashkë me gruan dhe femija im 7-vjeç ka ik i vetëm në shtepi dhe ka ik pastaj tek komshinjt për tu ushqyer pasi nuk kishte dyert te hapura”, është shprehur ai.
(J.D/Faxweb.al)