Për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Blacë ku Bashkim Mekolli vrau gruan e tij Demirkë Mekolli ka folur babai i autorit.
“Këtu e gjeta nusen të shtrirë pa ndjenja. E gjeta pa shenja jete. Pastaj erdhi ambulanca, plagët i kishte në kokë, e kishte goditur me sqepar. Djalin e gjeta me thikë në dorë, goditja ishte me sqepar.
Vinte vërdallë nëpër lëmë dhe thikë në dorë. Nuk kisha çfarë t’i thoja…. por i thashë: Më mirë të më kishte vrarë mua se jam 77-vjeç se atë”, tregon babai i autorit.
Sipas policisë kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur për motive të dobta dhe çifti ishte vetëm në banesë teksa ka ndodhur krimi. Çifti ka pasur vetëm një djalë i cili jeton në shtetin italian. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rreth kësaj ngjarjeje.
DETAJE:
Më datë 24.09.2017, jemi njoftuar se në fshatin Blacë, B.M, rreth 49 vjeç, për motive të dobëta, dyshohet të ketë vrarë me mjete të forta (sqepar dhe thikë) në banesë, bashkëshorten e tij shtetasen D.M, rreth 49 vjeçe. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie për të zbuluar rrethanat e ngjarjes. Autori i dyshuar i ngjarjes po shoqërohet në Komisariatin e Policisë. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes. (J.V/Shuplaka)
https://www.youtube.com/watch?v=nM3dB810YRc