Valbona Duka, sonte, nëpërmjet një lidhje telefonike nga Gjermania ka ndërhyrë live në emisionin Opinion dhe ka denoncuar për ushtrim dhune Fatmir Xhafën në kohën kur ai ishte hetues në rrethin e Krujës.
Znj.Duka tregoi se Fatmir Xhafa ka qenë hetuesi i vëllait të saj dhe në kohën kur iu internua familja, zonjës i vdiq i ati në internim, por pas 3-4 ditësh i erdhën tek puna në Zahari dhe e morën për t’a dërguar në polici.
Ajo tregon se Xhafa dhe Kujtim Luli e futën në zyrë dhe e rrahën fort, ndërsa i thonin se vëllai yt na ka thënë se ti doje të arratiseshe bashkë me të.
Zonja theksoi se i del përballë Xhafës për t’i treguar torturat që ka pësuar nga ai, pasi sipas zonjës është ajo që i ka provuar mbi kurriz.
Duka bëri me dije se në rast se kërkohet dëshmia e saj, është e gatshme të vijë dhe të dëshmojë rreth torturave që ka pësuar nga Fatmir Xhafaj, ish hetues në Krujë.
Më herët ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një denoncim të bërë nga një qytetar i cili pretendon se është torturuar nga Fatmir Xhafaj.
Me anët të një statusi, Berisha ka publikuar mesazhin e plotë të nisur nga qytetari. Ai është Xhavit Koni nga Kruja por jeton në Suedi.
“Fatmir Xhafajn e kam pasur hetues në vitin 1986 në Krujë unë kam qenë 16 vjeç dhe ka përdorur tortura çnjerëzore ndaj meje dhe shumë të tjerëve, jam gati të vij nga Suedia dhe të përballem me të në çdo televizion ballë për ballë”.
(M.D/ Shuplaka)
Discussion about this post