03:47 | 21/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rrëfimi tronditës/ Adoleshentja tregon tmerrrin e përdhunimit. Braktiset nga familja dhe shkolla (VIDEO)

17:12 | 08/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rrëfimi tronditës/ Adoleshentja tregon tmerrrin e përdhunimit. Braktiset nga familja dhe shkolla (VIDEO)

Ishte vetëm 12 vjeçe kur e rrembyen dhe e përdhunuan dhe pas rrëmbit prej 6 orësh e hodhën në rrugë.

Ajo rrëfen se është përdhunuar në vitin 2014 nga dy persona njëri prej të cilit sipas saj ka vuajtur një dënim prej një viti e pak muajsh ndërkohë që duhet të vuante 25 vite, sepse ata kanë ushtruar edhe dhunë fizike përveçse e kanë përdhunuar.

Ajo gjithashtu tregon se nuk ka mbështetjen e familjes si dhe nuk është trajtuar nga asnjë psikolog ndërkohë që sa i përket shkollës, ajo thëtë që drejtorii shkollës e ka refuzuar duke i komunikuar se ishte objekt trafikimi.

Pas kësaj tragjedie vajza 12 vjeçare u përball me refuzimin e familjarëve dhe poshtërrimin e komunitetit, mbylljen e dyreve të shkollës, si dhe falsifikimin e ekspertizave shëndetësore, të cilat liruan dhunuesin nga burgu.

Kjo është historia e rrëfyer në Fax News, ku dëshira e adoleshentes është të rikthehet në shkollë dhe të shpresojë se një ditë mentaliteti do të arrijë të ndryshojë dhe fëmijët do të pranohen dhe viktimat do të mbrohen.

Vajza: Jam në gjendje ta tregoj të gjithë historinë. Ngjarja ka ndodhur në 2014, nuk kam qenë shumë larg nga banesa. Ishin dy veta ata që më përdhunuan. Më morën në 7 e gjysëm dhe më kanë mbajtur për 6 orë. Kur po kthehesha, më zbritën nga makina dhe mami më sheh. Më kap prej shpatullash dhe më thotë ku ishe. Nuk i fola sepse nuk isha në gjendje. Policia e Fierit ka lidhur kontakt me atë të Beratit. Policia pas denoncimit më tha mos hajde, por unë i thashë që do vij. Shkoi babai atje dhe atje e mori vesh se çfarë kishte ndodhur. Kur kemi shkuar në komisariat dhe bëra kallëzimin, më mbajtën 6 orë. Gjinekologia ishte paguar nga prindërit e autorit në gjyq që të thoshte se unë nuk isha e virgjër

-Po ti ke qenë 12 vjeç… çfarë ndodhi, sa kohë u dënua?

Ata në gjyq kërkuan ta dënojnë me 25 vite burg. Ai më rrahu dhe më përdhunoi. 1 vit e gjysëm bëri dhe më pas kur doli nga burgu filluan kërcënimet. Ka dalë nga burgu në 2016 dhe pasi më kërcënoi i bëra bllock në rrjetin social. Më thoshte që kam dal nga burgu dhe kërkonte të fliste me mua.

-Në momentin që gjinekologia ka dalë me këtë ekspertizë falso… nëse nuk ka qenë përdhunim përse u dënua ai?!

Unë kam shkuar tek gjykata e shkallës së parë në Berat dhe prokurori më ka thënë që nuk parashikohet si vepër penale nga ana jonë dhe ngjarja është pezulluar pas 3 vitesh.

-Trajtim psikologjik të është ofruar?

Jo, nuk më është ofruar asnjëherë.

-Po në shkollë shkove?

Në shkollë un jam braktisur. Në 2015 prindërit e agresorit ishin në shkollë. Drejtori më tha që ti nuk pranohesh në shkollë se je objekt trafikimi.

Jam dashur të përballem me paragjykimet, jam dashur të përballem me njerëz që më kanë thënë që duhet të martohesh… edhe kur isha 12 vjeç më thonin. Njerëzit i thonin babit pse e mban të pamartuar.

-Pse mendon që donin të trafikonin? Ti ke qenë fëmijë dhe mund të kemi të bëjmë me rrjet pedofilës sepse është diçka e tmerrshme. Ta thanë që donin të të trafikonin?

Gjatë aktit, më thanë që me ty do të bëjmë lekë

-Po nëna jote çfarë ka bërë

Nëna më ka poshtëruar, më thoshte se nuk je fëmijë i denjë. Ata kërkonin që unë të punoja por unë nuk isha në gjendje të qëndroja në këmbë. Kërkonin të bëja punë pas përdhunimit… madje kanë dashur që të më martojmë me atë që më përdhunoi.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: ADOLESHENTJA E PERDHUNUARBRAKTISET NGA FAMILJA
Pas

Bie në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën e mitura në Durrës

Para

“Kriza politike mund të shkaktojë përplasje civile”, zyrtari i PD-së: Opozita të mos i anatemojë ndërkombëtarët

Para
“Kriza politike mund të shkaktojë përplasje civile”, zyrtari i PD-së: Opozita të mos i anatemojë ndërkombëtarët

"Kriza politike mund të shkaktojë përplasje civile", zyrtari i PD-së: Opozita të mos i anatemojë ndërkombëtarët

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Rezultati do të mbetet në historinë e Shqipërisë”, Rama, mesazh socialistëve: Kokën lart, këtu nuk ka humbës, por vetëm fitues

Shefi i ushtrisë izraelite: Do të pushtojmë më shumë territor në Gaza

Zëdhënësi i OKB-së: Ende nuk janë shpërndarë ndihma në Gaza

Gjermani, shtohet dukshëm numri i sulmeve me thika

Kurti: Kandidatura e Haxhiut nuk tërhiqet, jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë

Itali/ I proceduar më parë për drogë, 26-vjeçari shqiptar ridënohet për shitje kokaine! Në hotel i gjenden edhe 7 mijë euro cash

Emri/ Arrestimi i 38 personave për komplot në Venezuelë, mes tyre i riu shqiptar, ja roli i tij në bandën kriminale

Greqi/ Të dënuarit i vënë zjarrin Burgut të Korfuzit, mes tyre edhe shqiptarë! Shkak kushtet çnjerëzore dhe torturat(VIDEO)

Gjendet rastësisht pas 37 vitesh statuja e Jim Morrison që u vodh nga varri

Miliarda euro kredi për avionët Rafale, Serbia po armatoset kundër NATO me paratë europiane

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.