20:46 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rrëfimi tronditës/ Burri u bë tutori im, më nxirrte në rrugë kur isha shtatzënë (VIDEO)

19:02 | 13/11/2019
në Aktualitet, Flash, Sociale, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rrëfimi tronditës/ Burri u bë tutori im, më nxirrte në rrugë kur isha shtatzënë (VIDEO)

Sot në emisionin “Historia ime” në Tv Klan u rrëfye historia e një nëne, ish-viktimë e trafikut. Ajo preferoi të qëndronte anonime, prandaj është rënë dakord që gjatë emisionit ta thërrasin Ina. Në moshën 15-vjeçare, ajo jetoi vetëm në Vlorë pasi prindërit u dënuan për një krim makabër. Ata vranë djalin e tyre. Ina rrëfeu se babai ishte i dhunshëm.

“Babi pinte dhe nga pija e sipër nuk dinte se çfarë bënte. Pastaj ndodhi ajo që ndodhi. Ai vrau fëmijën e vet dy muajsh. Nëna për moskallëzim krimi shkoi në burg. Ne kemi qenë në gjumë. Kur jam ngritur në mëngjes kemi parë sëpatën me gjak dhe kërcurin. Pasi e pyesim mamin disa herë ku është vëllai, ajo nga gënjente thoshte që është te daja. Pasi unë kam mbushur 12 vjeçe kam zbuluar se si ishte e vërteta dhe shkova i tregova policisë. Shkova për të shpëtuar vëllezërit e mi dhe veten time. Ai na rrihte me çfarë të kishte në dorë, me rrip pantallonash, me mashë. Unë mbeta vetëm me dy vëllezërit. Vëllezërit i mori xhaxhai kurse mua më mori daja”, tregoi ajo.

Kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 2001. Vëllezërit e Inës janë më të vegjël se ajo, ndërsa Ina shprehet se nuk takohet me babain se ka frikë që do të hakmerret. Me nënën është takuar vetëm njëherë.

Ndërkohë pasi shkon të jetojë me dajën, ai vendos ta martojë me një person nga Vlora, por jo në formë zyrtare. Këtu gruaja ra pre e trafikimit. Bashkëshorti i saj merrej me shitje droge edhe me trafikim femrash. Ina qëndroi rreth dy vjet me të. Ajo rrëfeu se ish-bashkëjetuesi i saj e shfrytëzoi edhe pse ishte shtatzënë.

“Pas dy tre muajsh martesë filloi të më nxirrte në rrugë. Në Vlorë. Kjo vazhdoi deri në muajt që kam lindur djalin, më ka kapur policia. Kam qenë përjashta. Unë kam qenë e martuar me të dhe ai vazhdonte rrugën që kishte nisur. Ai kishte dhe vajza të tjera, por ato të tjerat i kishte jashtë shtetit. Ai më nxirrte në Shqipëri”, tha ajo.

Pas dy vjetësh ajo lindi një djalë. Në vitin 2011, Ina u mor në mbrojtje nga një qendër rezidenciale. Në këtë qendër, ajo lindi edhe fëmijën, fryt i bashkëjetesës. Djali sot është 7 vjeç e gjysmë. Gruaja ka dalë nga qendra që në vitin 2016, por ende sot e kësaj dite nuk ka arritur të integrohet. Ajo ka punuar në të zezë për shumë kohë dhe nuk gjen një punë për të jetuar në kushte minimale. Nëna sot bën apel për ndihmë.

“Nuk kam gjetur punë. E kam shtyrë me një punë të zezë. Kam qenë me një qira shumë të ulët. Kam punuar sanitare. Unë nuk kërkoj as psikologe… unë kërkoj të kem një punë dhe të vazhdoj jetën normale. Të mos ndihem e përgojuar, e përbuzur nga njerëzit ku jetoj”, tha gruaja. /tvklan.al

Pas

FOTO/ U gjend i vrarë në rrugë, ky është 34 vjeçari që humbi jetën në Vlorë

Para

“Shteti po të dojë e zhduk popullin e vet, se ka ushtri dhe polici”, banorët e Astirit: Kërkojmë vetëm dialog

Para
A do të vijojë rezistenca e “Astirit”? Ja si shprehen banorët (VIDEO)

“Shteti po të dojë e zhduk popullin e vet, se ka ushtri dhe polici", banorët e Astirit: Kërkojmë vetëm dialog

Discussion about this post

 



Të Fundit

Itali/ Një 27-vjeçar shqiptar kapet me rreth 1 kg drogë dhe euro cash, i gjendet edhe një pushkë me dylbi e vjedhur

Aksident në Lin–Pogradec, automjeti përfundon në korsinë e biçikletave

Forcim i partneritetit strategjik, Rubio takohet me homologun maqedonas

Ukraina përdor për herë të parë “dronin nënë” me inteligjencë artificiale

“Jemi kundër politikave pushtuese!” Mesazhi i qartë i Amerikës për Ballkanin dhe për liderët

Diplomatët në manastirin e Zvërnecit, ambasadorët e akredituar në vendin tonë vizituan një prej veprave bizantine

Aksident me tre automjete në Fier/Tre të lënduar, një në spital

Maqedonia e Veriut/ Qeveria shpërndan 30 mln denarë për familjet e viktimave dhe trajtimin e të plagosurve nga zjarri në diskotekën e Koçanit

Franca ndalon pirjen e duhanit edhe në vendet e hapura publike

Rrethi Çiklistik/ Një britanik fiton etapën e katërt, një holandez kryeson renditjen e përgjithshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.