Billy Ellish bëri një rrëfim tronditës gjatë ” The Howard Stern Show ” të hënën (13 dhjetor).
Këngëtarja 19-vjeçare amerikane zbuloi se ka filluar të shikojë filma ponografik që në moshën 11-vjeçare, kur ishte ende nxënëse e shkollës fillore.
“Si grua, mendoj se pornografia është turp”, tha Ellish gjatë intervistës.
“Kam parë shumë porno, të them të drejtën. Fillova të shikoja kur isha 11 vjeç”, shtoi ajo dhe vazhdoi:
“Mendoj se me të vërtetë më shkatërroi trurin dhe ndihem tepër e shkatërruar që u ekspozova kaq shumë ndaj pornografisë”.
Ellish, e cila në vitin 2020 u bë këngëtarja / tekstshkruesja më e re që shkroi këngën hapëse për filmin e ri të James Bond, “No Time to Die”, gjithashtu pranoi se ajo filloi të shikonte gjithnjë e më shumë pornografi, e cila shtrembëronte idetë për seksin dhe marrëdhëniet.
“Arriti në një pikë ku nuk mund të shikoja asgjë tjetër nëse nuk ishte e dhunshme” rrëfeu ajo.
“Isha e virgjër. Dhe kështu kjo çoi në probleme… Herën e parë që bëra seks, nuk u thashë jo gjërave që nuk ishin të mira. Ishte sepse mendoja se kjo ishte ajo që supozohej të më tërhiqte’.
Këngëtarja gjithashtu i tha Howard Stern se filloi të shikonte porno BDSM, për të cilat thotë se tani e bën të vuajë nga tmerret e natës dhe paraliza e gjumit.
Ndërsa fliste për çështjet e fundit shëndetësore, Billy Ailesh zbuloi gjithashtu se ajo kaloi një betejë dy mujore me COVID-19 këtë verë.
“Ishte e tmerrshme. Unë kam ende efekte anësore. Isha e sëmurë për gati dy muaj,” i tha këngëtarja Howardit.