12:53 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Rrëfimi tronditës i talentit të Real Madrid: “Kam luajtur me injeksione çdo ndeshje, për Brazilin jap jetën!”

07:29 | 12/02/2019
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rrëfimi tronditës i talentit të Real Madrid: “Kam luajtur me injeksione çdo ndeshje, për Brazilin jap jetën!”

Futbollisti i talentuar i Real Madrid, 18-vjeçari Rodrygo mbeti jashtë Kupës së Botës U-20. Brazili fitoi të dielën ndaj Argjentinës me rezultatin 1-0, për të hequr trofeun e CONMEBOL U-20 nga duart e bardhekaltëve, por pa mundur dot të sigurojë kualifikimin për në Kupën e Botës, që do të zhvillohet këtë vit në Poloni.

Brazili u rendit në vend të pestë, me pesë pikë, po aq sa Kolumbia por me një golavarazh më negativ, duke mbetur jashtë kompeticionit për të dytën herë radhazi.

Një sakrificë e çuar dëm ajo e yllit të Real Madrid, Rodrygo, i cili është aktivizuar në një skuadër mediokër, por duke vuajtur gjithmonë probleme fizike. Ishte vetë futbollsiti që në një intervistë të dhënë për “Globoesporte”, përpara ndeshjes me Argjentinën, pranoi se kishte përjetuar dhimbje të tmerrshme gjatë të gjithë kompeticionit.

“E kam trajtuar gjithmonë veten time me injeksione para ndeshjeve. Nuk do të them se kam sakrifikuar shumë, por nuk jam në 100% tim. Teksa luaj me fanellën e ekipit kombëtar, jam i gatshëm të jap edhe jetën. Më dhemb shumë kur godas topin, sidomos me të majtën. Kam marrë injeksione në të gjitha ndeshjet. Futem mirë në fushë, por në pjesën e dytë nis të ndjej shumë dhimbje”, rrëfeu ylli i Real Madrid, Rodrygo.

Gjithsesi, sakrifica e Rodrygo nuk mjaftoi që Brazili të kualifikohej për në Kupën e Botës U-20, ndonëse vetë lojtari i Real Madrid, për të cilin “Los Blancos” paguan plot 45 milionë euro për ta blerë nga Santos, u shqua për performancë të shkëlqyer.

Ai shënoi dy gola, duke asistuar edhe në një gol, për të qenë udhëheqësi i përfaqësueses së Brazilit, edhe pse la një gjurmë negative, kur u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 92’ në ndeshjen ndaj Venezuelës, kur nën presionin e humbjes 2-0, u tradhëtua nga nervat.

Ndonëse Santos shpreson në një tolerancë nga ana e Real Madrid, në Bernabeu fërkojnë duart teksa në verën e ardhshme do të afrojnë në skuadër yllin e ri të Los Blancos, për ta bashkuar me shokun e tij, Vinicius./Telesport

 

Etiketa: brazilReali i Madridittalenti
Pas

Horoskopi i ditës së sotme, 12 shkurt 2019/ Ja shenjat që do kenë probleme të mëdha

Para

Aksident në Lezhë, 1 person plagoset dhe niset me urgjencë drejt spitalit

Para
Aksident në Lezhë, 1 person plagoset dhe niset me urgjencë drejt spitalit

Aksident në Lezhë, 1 person plagoset dhe niset me urgjencë drejt spitalit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Itali/ Grabitje bankash me armë dhe pjesë e një organizate të madhe droge, arrestohet shqiptari i dënuar me rreth 11 vite burgim!

Donald Trump: Më mirë një fund i vërtetë i luftës Izrael-Iran sesa armëpushim i përkohshëm

GJKKO cakton “arrest me burg” për, Erion Veliaj

Shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh në Kinë, 9 të vdekur dhe 26 të plagosur

FOTO/ Autobusë të shkrumbuar dhe zjarrfikës në vendngjarje, ja dëmet që kanë shkaktuar raketat iraniane në Izrael

Shërbimet e Policisë, kontrolle të shtuara në vijën bregdetare, në vijim të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike.

Përfshihet nga flakët një automjet në lëvizje në aksin Pogradec-Qafë Thanë, shkaktohen dëme materiale

Sulm kibernetik në Iran, bankat dalin jashtë funksionit

PD pretendime për “trenin bullgar” në dy KZAZ në Elbasan, vijon procesi i rinumërimit të votave në pallatin e sportit “Farije Hoti”

Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi sekuestron e apartamentit pranë banesës së çiftit Veliaj–Xoxa

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.