Një vajzë e re ka treguar tragjedinë e jetë së saj ditën e sotme në “E diela Shqiptare” në Tv Klan. Ajo ka preferuar të mos tregojë identitetin e saj ndërsa ka bërë me dije se në moshë të re është detyruar të largohej nga shtëpia e prindërve, për shkak se e ëma e keqtrajtonte. Por atje ku vajti e përsoi me keq, në shtëpinë e xhaxhait. Jeta për të ka qenë një lakvar vuajtjesh dhe abuzimesh.
Historia:
“Historia ime ka nisur që kur isha 2 vjeç. Kisha probleme me mamin. Ajo më trajtonte shumë keq. Kur u rrita më kërcënonte dhe më bërtiste gjatë gjithë kohës. Ika tek shtëpia e xhaxhait edhe aty kisha probleme me nusen e tij, e cila më kërcënonte. “Një ditë vjen xhaxhi i pirë dhe më çoi tek dhoma. Më përdhunoi. Isha 14 vjeçe. Unë vajta atje dhe i besova dhe nuk e dija se ndodhin këto gjëra. U arratisa nga shtëpia, ika nga një e njohur. Kur ndodhi përdhunimi nusja e xhaxhait ishte aty, kur xhaxhai më kapi dhe më futi në dhomë me zor. Po kërkoja ndihmë disa herë. Ajo më pa, por nuk erdhi asnjëherë të më ndihmonte. Vendosa të ikja direkt. Nuk e dija çfarë po ndodhte me mua. Nuk mund t’i tregoja, vetëm qaja, kërkoja ndihmë. Nuk po gjeja një njeri të sigurt. Më pas i tregova disa detaje, por jo të gjithë historinë. Ndenja disa muaj. Një ditë dola në dyqan dhe dy djem më dalin para, më futën në një makinë. Për mua kishte ikur jeta ime. Unë mendoj se xhaxhai është pas kësaj historie. Më çuan në një qytet. Më thanë se është një lokal kafe dhe do rrija aty. Ishte një lokal nate. Më thanë ke për të ndenj këtu. Po s’ndeje do ta fus thikën në fyt. Kishte 5-6 goca. Dhe ato ishin rrëmbyer nga njerëz të ndryshëm këtu në Shqipëri. Do punonim për klientë të ndryshëm. Kishte shumë klientë. 30 klientë në ditë për një gocë. Tentuan të më çonin jashtë shteti, gjenin dokumente fallco por nuk i lente dogana. Isha e ruajtur nga tutorë gjithë kohën. Ai kishte 5-6 bashkëpunues që më rrinin nga pas. Në kufi kisha frikë të flisja. Nga të gjitha këto gjëra shpëtova. Isha brenda në hotel. Një gocë ishte me mua dhe ajo donte të arratisej. Kishte 2-3 vite që punonte aty dhe e shikonte që as unë nuk doja të rrija. Më tha që do arratisej nga hoteli. U hodh ajo nga hoteli, me një çarçaf të krevatit të hotelit. U lidh tek dritarja dhe u hodh. Rojet kishin dëgjuar zhurmë por nuk kishin dalë të shikonin. Nga kati i tretë u hodh dhe shkoi në polici. Kanë ardhur forcat RENEA. Tutori më vuri thikën në fyt dhe pistoletën, që të më vriste dhe të mos më merrte policia, mos të tregoja. E kam shtytur tutorin që shpëtova”, rrëfen vajza, ndërsa zëri i dridhet dhe qan. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post