Rastet e dhunës nuk kanë të sosur në vendin tonë. Një 29-vjeçar është arrestuar pasi rrahu gruan e tij brenda ambjenteve të spitalit të Durrësit.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin: Gjani Brozi 29 vjeç, banues në Durrës.
Në ambientet e Spitalit Rajonal Durrës, për motive xhelozie ka ushtruar dhunë fizike duke e goditur bashkëshorten e tij, shtetasen E. L. 29 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Dhunë në familje” parashikuar në nenin 130/a të Kodit Penal.