Një 40-vjeçar nga Elbasani ka përfunduar prapa hekurave, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, si edhe ndaj një tjetër personi.
I arrestuari me inicialet L.B, gjatë arrestimit ka kundërshtuar edhe forcat e policisë, duke i shtuar vetes edhe një tjetër akuzë.
“Më datë 02.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin L.B, vjeç 40, banuese në Elbasan, pasi dyshohet se, ka goditur me grusht, bashkëshorten S.Ç dhe shtetasin S.D, vjeç 25 e 44 banues në Elbasan, gjatë shoqërimit në komisariat, ka kundërshtuar punonjësit e policisë. Nenet 130/a, 89 dhe 242 të Kodit Penal.”, njofton policia. (D.D/shuplaka)