Policia gjermane ka arrestuar një të ri nga pasi ka dhunuar të dashurën e tij dhe 2 policë. Kjo ngjarje ka ndodhur të hënën në stacionin hekurudhor Langebrucken në Gjermani ku një i ri 19-vjecar nga Kosova ka rrahur të dashurën e tij 18-vjeçare. Por në këtë moment të dy policët ndërhynë për të shpëtuar vajzën, ai i godet edhe ata duke shkaktuar dëme”, shkruan baden-tv.com.
Disa dëshmimtarë kanë parë se rreth orës 10:30 të ditës së djeshme i riu ka goditur me grushte vajzën e re pastaj i ka marrë këpucët dhe i hodhi mbi shina.
Pasi e kanë arrestuar 19-vjeçari ka shërthyer në ofendime ndaj efektivëve të policisë. Po kështu vajza u dërgua në spital për një trajtim mjekësor dhe policët patën dëmtime aq të renda sa u detyruan që të lënë ditën e punës kur ndodhi ngjarja. Shqiptari nga Kosova ka pasur edhe më herët problem me policinë. (J.V/Shuplaka)