Një 42-vjeçar është arrestuar sot nga ana e Policisë për shkak se ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij.
“Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:
E.S, 42 vjeç, banues në Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë, për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve dhe vëllait të tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje”‘, njofton Policia.