Ish-presidenti gjeorgjian, Mikahil Saakashvili duket se është rrëmbyer në Kiev. Lajmin e ka dhënë ndihmësi i tij, Yuri Derevyanko sipas të cilit, Saakashvili është rrëmbyer nga persona të panjohur të maskuar.
Për avokatin e ish-presidentit të Gjerogjisë, ky deportim duhet të konsiderohet “rrëmbim”. Saakashvili mori nënshtetësinë ukrainase në 2015, por në korrik të vitit të kaluar autoritetet e Ukrainës ja hoqën nënshtetësinë dhe aktualisht konsiderohet pa shtetësi
Shërbimi kuftar ukrainas u shpreh se 50-vjeçari Saakashvili po qëndronte në Ukrainë ilegalisht dhe prandaj u kthye në vendin nga i cili kishte ardhur. Bëhet e ditur se Mikheil Saakashvili është deportuar në Poloni.
Ish presidenti Gjeorgjian ka qenë aleati i ngushte i Kryeministrit Edi Rama. Para tre vitesh ishte përfolur se ai mund të punonte si këshilltar i Ramës.
Saakashvili ka kaluar një periudhë të trazuar së fundmi. Dikur mik me Poroshenkon, presidentin ukrainas, sot konflikti mes të dyve ka shkuar deri në kërcënim për asgjësim fizik. Në dhjetor të vitit të kaluar, Saakashavili u filmua nga një taracë pallati në Kiev prej nga ku bërtiste se Poronshenko do ta rrëmbejë.
(M.Q/Faxweb)