18:49 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rrëmbimi dhe vrasja e Gaz Çollakut, Prokuroria kërkon GPS-në e benzit të Ervin Dalipajt

15:50 | 09/06/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0

Prokukroria ka kërkuar gjykatës t’i drejtohet me një shkresë Ministrisë së Drejtësisë për përshpejtimin e ekzekutimit të një letërporosie drejtuar autoriteteve gjermane.

Kjo kërkesë vjen sepse prokuroria mendon se në makinë janë gjetur gjurmë gjaku, të njëjta me ato që janë gjetur në vendngjarje dhe në rrobat e viktimës. Kërkesa nuk u mor në konsideratë nga gjykata.

Gjykatësi u shpreh se Prokuroria mund t’i drejtohet vetë me shkresë Ministrisë së Drejtësisë për përshpejtimin e procedurës. Referuar kërkesës për gjykim të Prokurorisë për Krimet e  Rënda, Gazmend Çollaku është rrëmbyer nga Denis Shtraza, Ervin Dalipaj dhe dy persona ende të paidentifikuar rreth orës 19:00 të datës 6 janar 2016, në parkingun e një lokali pranë zonës së ish-Vollgës në Durrës.

Sipas Prokurorisë, ata e kanë lidhur në këmbë dhe duar me fasheta të zeza, e kanë transportuar si fillim me një mjet tip “Audi”, për në fshatin Murqin të Krujës. Çollaku është gjetur 24 orë më vonë i pajetë, me një plagë arme zjarri në kokë, i hedhur në një rrugë në këtë zonë.

Referuar shenjave në trup, para se të ndërronte jetë ai ishte torturuar. “Kur dy shtetasit nën hetim Ervin Dalipaj dhe Deniz Shtraza janë shoqëruar nga policia vetëm 3-4 orë pas rrëmbimit dhe vrasjes së shtetasit Laert Çollaku me mjetin tip “Benz ML”, me ngjyrë të zezë me targa AA671MZ, në pronësi të Ervinit, ku janë gjetur gjurmë gjaku të njëjta me ato që janë gjetur në vendngjarje dhe në rrobat e viktimës”, pretendon organi i akuzës.

Kujtojmë që Ervin Dalipaj u ekzekutua pak kohë më parë në një atentat të mirëorganizuar në autostradën e Durrësit.(B.H/Shuplaka)

 

 

 

 

 

Etiketa: ervin dalipaj
Pas

Akuzat për korrupsion dhe falsifikim ndaj Gjozës, zv/kryeministrja Mandija: Prokuroria të hetojë kallëzimin e policisë

Para

Beatrix Ramosaj feston ditëlindjen, shoqja e saj modele i zbulon “sekretin”

Para
Beatrix Ramosaj feston ditëlindjen, shoqja e saj modele i zbulon “sekretin”

Beatrix Ramosaj feston ditëlindjen, shoqja e saj modele i zbulon “sekretin”

Discussion about this post

 



Të Fundit

Albin Kurti përkujton masakrën e Deçanit më 1 qershor 1998: Kujtimi i martirëve qëndron në themel të lirisë sonë

Trump do të shpallë kandidatin e ri për kreun e NASA-s

Rusia akuzon Ukrainën për ‘sulm terrorist’ në bazat ajrore: Janë arrestuar disa persona të përfshirë

Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në dy rajone

Parashutistë nga Franca dhe Zvicra, Vlora e preferuar edhe për sportet e adrenalinës

“Ose Hamasi do të lirojë pengjet, ose do të shfaroset”/ Izraeli urdhëron ushtrinë të përparojë në Gaza pavarësisht negociatave për armëpushim

Presidentja Osmani takon shefin e diplomacisë së Tanzanisë, në kuadër të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

Zjarr në një spital për të moshuarit në Hamburg, 3 të vdekur dhe rreth 50 të plagosur

Vriten dy skocezë në një lokal në Spanjë, sulmi kur po jepej finalja e Champions

“Më shumë se një mbret”, shefi i famshëm Nusret publikon foto me kryeministrin Rama

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.