00:08 | 23/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, Gjykata e Posaçme rikonfirmon masën për të arrestuarit

17:54 | 21/02/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pengmarrja e Jak Prengës, arrestohet tjetër anëtar i familjes Hajri. Zbulohet roli i tij në krim

Gjykata e Posaçme ka rikonfirmuar masën e arrestit me burg për të arrestuarit në lidhje me ngjarejn kriminale të rrëmbimit dhe vrasjes së Jan Prengës.

Të arrestuarit janë  Bajram Hajrin, Leonard Hajrin, Elton Hajrin dhe Olsi Turjan,të cilët akuzohen për mbajtje peng të personit dhe “armëmbajtje pa leje”, si dhe Festim Bexhdili, që u arrestua në Kavajë, akuzohet për fshehje dhe asgjësim të trupit të pajetë të Prengës.

Dy prokuroret e çështjes Altin Dumani dhe Behar Dibra kanë relatuar në seancë provat që rëndojnë mbi të akuzuarit, ndërsa CD-në me pamjet filmike prokurorët nuk e kanë hapur. Deri tani në media nga hetuesit që disponojnë këtë video, kanë rrjedhur imazhe që faktojnë ekzekutimin e  Prengës.

Kujtojmë se disa ditë më parë, Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 5 të arrestuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës.

Më këtë vendim gjithashtu tregohet me detaje në baze të pamjeve filmike dinamika e ngjarjes që nga rrëmbimi e deri te vrasja e Jan Prengës. Sipas këtij vendimi rezulton se 49 vjeçari nga Kamzë në fillim është rrëmbyer nga një makinë “Range Rover Evoque”, ndërsa pas arritjes në Kompleksin Golden në Shijak, trupi i tij është kaluar në një furgon, ku në bazë të filmimeve rezulton se autorët në automjet kanë futur edhe vegla të tjera pune si lopate dhe kazme.

“Rezulton se një automjet tip “Range Rover Evoque”, me ngjyrë të bardhe është dhe makina me të cilën është marrë Jan Prenga. Makina është në pronësi të shtetases K.R. e cila e ka deklaruar të vjedhur në nëntor të 2019 makinën në Komisariatin Numër 6 në Tiranë. Ky automjet është konstatuar të futet dhe në ambjentet e kompleksit Golden në Shijak në orën 11:35 dhe më pas ka dalë dhe automjeti është gjetur i djegur në fshatin Shkallnur të Durrësit.Ndërkohë sipas pamjeve filmike rezulton se trupi i Jan Prengës është kaluar nga Range Rover në automjetin tip furgon duke fshirë çdo gjurmë gjaku.

Kalimi është bërë me urdhër të Elton Hajrit ku gjithashtu nga pamjet duken se në furgon futen edhe mjete pune si kazma e lopata. Rezulton se kompleksi Golden ku janë gjetur dhe sekuestruar armë administrohet nga  familjaret Bajram Hajri,  Leonard Hajri dhe Altin Hajri, me menaxhimin e kompleksit merret Olsi Turja  i cili në pamjet e filmuara shfaqet duke fshirë gjurmët e gjakut. Në gjykatë përveç shtetasve të lartpërmendur është sjellë nën hetim edhe Festim Bexhdili i cili akuzohet për asgjësim dhe për fshehje të kufomës. Nga pamjet ai shikohen dukshëm veprime active të transportimit të kufomës fillimisht me automjetin tip furgon dhe më pas edhe jashtë makinës seri në momentin e groposjes së Jan Prengës,” thuhej ne vendimin e gjykatës.

49-vjeçari u mor peng, u dhunua dhe u rrëmbye më 17 janar, në Kamëz, ndersa policia ishte dhe ajo qe konfirmoi vdekjen e tij nga humbja e gjakut, pas dhunës e torturave. Ngjarja horror ku humbi jetën Jan Prenga  lidhet me të shkuarën kriminale të vëllait të viktimës në Britani, ku bëhet fjalë për një sasi prej 300 kg kokainë, që ai nuk e ka dorëzuar te grupi i trafikantëve.

Pas

U njoh me ta në “Instagram”, Basha: Frymëzim ta nisësh ditën me të rinj energjikë dhe plot ide

Para

“Falenderoj ish-ministrin socialist për mbështetjen”, Presidenti: Kam shumë më tepër vërejtje për Ilir Metën në të kaluarën

Para
“Falenderoj ish-ministrin socialist për mbështetjen”, Presidenti: Kam shumë më tepër vërejtje për Ilir Metën në të kaluarën

"Falenderoj ish-ministrin socialist për mbështetjen", Presidenti: Kam shumë më tepër vërejtje për Ilir Metën në të kaluarën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Moment i tmerrshëm kur shpërthen zjarri brenda kabinës së një avioni në Sydney. Pasagjerët ndihmojnë ekuipazhin

Izraeli dhe Siria do kenë takim të nivelit të lartë të enjten, me ndërmjetësimin e SHBA-së

Sërish probleme për sulmuesin e Realit, por madrilenët kanë besim

Shpëtuan një të moshuar nga zjarri në Korçë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit falënderon punonjësit e Patrullës së Përgjithshme në DVP Korçë

“I dhanë ilaç gjumi dhe ishte i lodhur”, djali i Biden zbulon arsyen e performancës së dobët të babait në debatin me Donald Trump

Dita Botërore e Trurit, ministria Albana Koçiu ndan rastin e pacientes 16-vjeçare: Ndërhyrje moderne

Bota e muzikës në zi! Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e Rock & Roll, Ozzy Osbourne

Zyrtari rus arrestohet për përvetësim të 9 milionë eurove nga projektet e fortifikimit në kufirin me Ukrainën

Greqi/ Zjarr i madh në Korinth, flakët dalin jashtë kontrollit. Banorët urdhërohen të evakuohen

Kuvendi i Kosovës gjen “shpëtim” te kushtetuesja! Më 26 korrik skadon afati i vënë nga gjykata, ekspertët: Nuk rrezikohen mandatet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.