Pas dhunimit dhe arrestimit të Sait Dollapit nga Forcat Speciale, Lulzim Basha nga selia e PD-së ka nisur marshimin me qytetarët drejt Policisë së Tiranës.
Kryedemokrati i bëri thirrje militantëve ta ndjekin në marshim drejt Policisë së Tiranës, deri në lirimin e Dollapit.
“Me urdhër të Edi Ramës dhe Sandër Lleshajt është dhunuar në mënyrën më barbare të mundshme. Është shoqëruar në drejtorinë e policisë. Ju bëj thirrje gjithëve ju që të na ndiqni në drejtim të Policisë së Tiranës”, tha Basha.
Ka shashka dhe molotov që po hidhen dhe në drejtim të drejtorisë së policisë së Tiranës.