10:44 | 12/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rrëmbyen dhe torturuan dy shqiptarët në Angli, gjykata dënon me 19 vite burg Andi Alushin dhe lituanezin

12:27 | 04/01/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rrëmbyen dhe torturuan dy shqiptarët në Angli, gjykata dënon me 19 vite burg Andi Alushin dhe lituanezin

Janë dënuar me 19 vite burg e 6 muaj Andi Alushi dhe shtetasi lituanez Valdemaras Kasinskas pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin morën peng dhe dhunuan dy shqiptarë në Angli.

Dyshja u arrestuan më 14 maj 2022, pasi oficerët e armatosur të policisë bastisën një shtëpi në Firth Park Road, Sheffield, ku gjetën dy burra shqiptarë të lidhur me radiatorë.

Ndërkaq SPAK njofton se ka nisur procedim penal për veprat penale të “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, i kryer kundër disa personave në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”,  të parashikuara nga nenet 109/3 e 28/4,  333/a dhe  334 të Kodit Penal.

Njoftimi:

Më datë 14 maj 2022, oficerët e policisë së Mbretërisë së Bashkuar kanë ushtruar kontroll në një banesë në Sheffield, ku kanë gjetur të lidhur me zinxhirë te radiatorët në dhoma gjumi të veçanta shtetasit shqiptarë E. R. dhe O. L., të cilët ishin rrëmbyer dhe keqtrajtuar fizikisht, si dhe janë arrestuar shtetasi shqiptar Andi Alushi dhe shtetasi lituanez Valdemaras Kasinskas.

Në lidhje me këtë fakt penal, nga Prokuroria e Specializuar në Njësinë e Çështjeve Komplekse të Yorkshire dhe Humberside të Shërbimit të Prokurorisë së Kurorës të Anglisë dhe Uellsit, janë zhvilluar hetime në kuadër të “Operacioni Lakeside Kilo”.

Pas shkëmbimit të informacionit ndërmjet autoriteteve policore të Mbretërisë së Bashkuar dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, në lidhje me këtë fakt, është regjistruar proçedimi penal, për veprat penale të “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, i kryer kundër disa personave në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”,  të parashikuara nga nenet 109/3 e 28/4,  333/a dhe  334 të Kodit Penal.

Në përputhje me nenin 20 të Protokollit të Dytë Shtesë të Konventës Evropiane për Ndihmën e Ndërsjellë në Çështjet Penale të datës 20 Prill 1959, gjatë muajit gusht 2022 është krijuar një Skuadër e Përbashkët Hetimore për hetimin e këtyre çështjeve. Pjesë e Skuadrës së Përbashkët hetimore nga Mbretëria e Bashkuar janë Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës dhe Shërbimi i Policisë së Yorkshire të Jugut, ndërsa nga Shqipëria janë Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Byroja Kombëtare e Hetimit, si dhe oficerë të shërbimit të policisë gjyqësore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Gjatë muajit shtator 2022 pjesëtarë të Skuadrës së Përbashkët Hetimore nga Shërbimi i Policisë së Yorkshire të Jugut kanë ardhur në Shqipëri, ku në bashkëpunim me hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Oficerë të shërbimit të policisë gjyqësore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorit të çështjes në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kanë kryer veprime të shumta hetimore, në kuadër të hetimeve paralele që po zhvilloheshin si në Mbretërinë e Bashkuar, ashtu dhe në Shqipëri.

Në vazhdim të hetimeve të përbashkëta në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore, nga autoritetet e Mbretërisë së Bashkuara, janë dërguar në gjykim të pandehurit Andi Alushi dhe Valdemaras Kasinskas. Pas deklarimit fajtor nga Gjykata e Kurorës në Shefielld, të pandehurit Andi Alushi dhe Valdemaras Kasinkas, më datë 03 janar 2023 janë dënuar për veprat penale të kryera prej tyre me nga 19 vjet e 6 muaj burgim.

Në bashkëpunim me autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar hetimet vazhdojnë për zbulimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Pas

Pako e Madhe e qeverisë/ Qytetarët e Elbasanit skeptikë ndaj ndihmës: Nuk e besoj, jam zhgënjyer dhe nuk kam shpresë

Para

Lizeta nga Gjirokastra rikthen veshjen e Ali Pashës, krijon larmi kostumesh popullorë shqipëtar

Para
Lizeta nga Gjirokastra rikthen veshjen e Ali Pashës, krijon larmi kostumesh popullorë shqipëtar

Lizeta nga Gjirokastra rikthen veshjen e Ali Pashës, krijon larmi kostumesh popullorë shqipëtar

Discussion about this post

 



Të Fundit

SHIFRAT/ Mbyllet numërimi në Himarë, Partia Socialiste fiton me mbi 50% të votave

Përfundon procesi i numërimit në Tepelenë, kryeson Partia Socialiste

Përfundon numërimi në Has/ Fiton PD me 52.57%

Numërohen 122/493 kuti në Durrës, PS ka të mbrojtur mandatin e 8-të. Ja sa vota i duhen PD-së për ta çuar qarkun në barazim

Spiropali: Puna e PS dhe besimi i qytetarëve, rezultati i fitores në Vorë

Vijon numërimi në Tiranë, kryeson Partia Socialiste! PS siguron 19 mandate, PD 14

Rezultatet e numërimit të votave deri në orën 09:30 për qarqet Fier, Gjirokastër, Korçë dhe Kukës

“Shqipëria europiane, një realitet i prekshëm”/ Spiropali nga Vora: Rezultati duhet të kishte dalë që mbrëmë

Vijon numërimi i votave të diasporës/ PS dhe PD me një diferencë të ngushtë, ja si renditen partitë e tjera

Vijon numërimi në Lezhë, si paraqitet rezultati! PS siguron 4 mandate, PD 3 deri më tani

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.