Makthi i një prostitute, të rrëmbyer nga 3 shqiptarë ka marrë fund me ndërhyrjen e policisë italiane. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Albissiola ndërsa tre shqiptarët kanë përfunduar në pranga.
Të arrestuarit janë S.E 28 vjeç, H.B 24 vjeç dhe H.B 33 vjeç. Tre shqiptarët kanë qenë në konkurrencë me shqiptarë të tjerë dhe italianin Gallinari Alessandro dhe besohet se pikërisht “konkurrenca e tregut” ka qenë edhe arsyeja e rrëmbimit të vajzës.
Viktima u mor me forcë u dërgua në një banesë në Albissola ku u gjet e rrahur, në tentativë për ta hedhur nga ballkoni i katit të tretë.
Sipas medies italiane “Savona Neës.it” për llogari të kësaj historie, më herët, janë arrestuar edhe tre shqiptarë, vëllezërit Gentjan, Ledjan, dhe Aleksandër Baçuku.