Një pjesë e murit të ndërtuar në Urën e Ibrit në Mitrovicë nga pala serbe, ka nisur të rrënohet.
Në fakt, murit të ndërtuar duhej t’i hiqeshin 70 centimetra në pjesën e epërme të tij, raporton Klan Kosova.
Ky vendim ishte marrë që dje nga inspektorët e ministrisë së Mjedisit e Planifikimit Hapësinor të Serbisë.
Por, punëtorët që kishin punuar vetëm një orë për të zbatuar urdhëresën e inspektoratit nuk u dukën më gjatë të shtunës.
Sipas medias kosovare, projekti për rivitalizimin e urës së Ibrit, që erdhi si rezultat i bisedimeve mes Prishtinës e Beogradit në Bruksel, nuk parasheh ndërtimin e ndonjë muri në anën veriore të qytetit, siç u tha më pas.