Moti me rreshje shiu dhe stuhi ere ka përfshirë vendin tonë dhe parashikohet të vazhdojë. Sipas raportimeve të gazetarëve të FaxNews, kjo situatë ka bërë që bashkitë të marrin masat për të parandaluar përmbytjet apo problemet e tjera që mund të shkaktohen nga moti i keq.
Bashkia e Gjirokastrës ka lajmëruar banorët të tregohen të kujdesshëm dhe të evitojnë lëvizjet e panevojshme për të shmangur incidentet e mundshme pasi kanë filluar problematikat e para si shkak i rreshjeve të vazhdueshme.
Përroi i Cullos vazhdon të mbetet problem por punonjësit e bashkisë kanë dalë në terren për të normalizuar dhe mbajtur nën kontroll situatën.
Ndërsa në qytetin e Vlorës problem janë stuhitë e erës pasi kanë shkaktuar shkaktuar probleme me energjinë elektrike në disa lagje të qytetit dhe disa fshatra të njësive administrative Orikum, Qendër dhe Shushicë.
Qyteti i Vlorës nga sot pritet të jetë i përfshirë nga mot i paqëndruar shoqëruar me erë dhe shi. Për këtë arsye bashkia njofton marrjen e masave dhe shmangien e akseve problematike. Në njoftim thuhet të shmangen lëvizjet e panevojshme ndërsa Sh.A ujësjellës kanalizime po merr masa për të mos patur probleme me shirat.
Kapitaneria e portit gjithashtu njofton pezullimin e lundrimit për mjetet e vogla lundruese dhe peshkarexhat deri në një njoftim të dyte.
Discussion about this post