Në Gjirokastër kanë nisur punimet për rehabilitimin e zonës ku pati rrëshqitje dherash dhe u rrezikua një pallat banimi. Pas rekomandimeve të lëna nga Shërbimi Gjeologjik Shqiptar dhe Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, për stabilizimin e zonës ku ndodhi rrëshqitja në lagjen “Kodër e Shtufit”.
Pas ndërhyrjes së parë për disilpinimin e ujrave sipërfaqësorë, specialistët vijojnë punimet në terren. Shpime gjeologjike dhe analiza laboratorike u kryen në disa pika për të patur garanci dhe siguri në ndërhyrjet që janë parashikuar.
(M.Q/Faxweb)