Situata në Blinisht të Repsit është mfajt shqetësuese për shkak të rrëshqitjeve të dherave ku disa banesa janë shembur.
Një banor I zonës është shprehur për ‘Fax News’ se tashmë lëvizja me mjete nuk është e mundur, ndërsa shumë banorë të zonës janë larguar për shkak të rrezikut që ekziston
“Një pjeësë e njerëzve kane ikur, po rrinë me qera, është çarë rruga në aksin Reps-Fushë-Arrës. Në çdo moment është një rrezik, nuk bëhet fjalë të jetojmë më këtu, as të rregullojmë shtëpitë, edhe rruga që të çon për Fushë-Arrës”, tha banori për ‘Fax News’.
(B.H/Faxweb)