Situata në Njësinë Administrative Dajç sa po vjen e po bëhet më keq. Orët e fundit la pasur një rritje të lehtë në hidrometrin e Dajçit nga përmbytjet. Për rreth 1900 ha tokë bujqësore është nën ujë në fshatrat Darragjat, Shirq, Mushan, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Pentar-zona fushore.
Ndërkohë prezenca e uji ka në 131 oborret e shtëpive, Shirq 70, Mushan 10, Darragjat 11, Belaj 30, Rrushkull 1, Suka 9. Në rrugën kryesore të Dajçit është vështirësuar jashtëzakonisht lëvizja me vetura si dhe në aksin nacional Dajç- Velipojë.
Njoftimi i plotë:
Situata e përmbytjeve në Nj.A.Dajç datë 12.02.2021
Hidrometri shënon 7 m, me një rritje prej 1 cm në hidrometrin e Dajçit, 5 cm në vendin e quajtur Urrela të Shirqit në krahasim me një ditë më parë.
1900 ha tokë bujqësore e përmbytur (fshatrat Darragjat, Shirq, Mushan, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Pentar-zona fushore).
Rrugë të bllokuara Darragjat, Shirq, vendi i quajtur Urrelat e Shirqit lartësia e ujit arrin 150 cm në rrugë.
Shtëpi të përmbytura 9.
Prezencë uji në oborre 131 shtëpi, Shirq 70, Mushan 10, Darragjat 11, Belaj 30, Rrushkull 1, Suka 9.
Është bërë e pamundur lëvizja me vetura në lagjien Mazija- Suka Dajç.
Është e pakalueshme rruga Belaj- Pentar, vetëm me mjete të larta të ushtrisë.
Rruga kryesore e Darragjatit e kalueshme vetëm me mjete të tonazhit të lartë.
Në rrugën kryesore të Dajçit është vështirësuar jashtëzakonisht lëvizja me vetura si dhe në aksin nacional Dajç- Velipojë.
Kërkohet që të lihet në dispozicion një mjet ushtrie për komunikimin e banorëve me rrugën kryesore.
Makina e Ushtrisë në gatishmëri ora 07:45- 16:00 tek Dispeçeri Mushan.
SPZ e zonës në gatishmëri .
Qendrat shendetësore në gatishmëri
Energji elektrike kemi, nderprerje te herpashershme.
Në disa toka bujqësore lartësia e ujit arrin 2m.
Nevoja për bazë ushqimore për gjënë e gjallë është prioritare.
(E.G/Faxweb.al)