Një shtetas i identifikuar si I. V. 445 vjeç, është shpallur në kërkim nga Policia e Vlorës, nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.
Ai është shpallur në kërkim pas kontrollit të ushtruar në banesë, ku policia gjeti dhe sekuestroi 29 kilogramë e 70 gramë lëndë narkotike e dyshuar “Cannabis sativa”.
Detaje të Policisë së Vlorës:
I sekuestrohet lënda narkotike në banesë! Shpallet në kërkim poseduesi, pronari i banesës, shtetasi: – I.V., 45 vjeç, banues në fshatin Ramicë, Bashkia Selenicë.
Seksioni për Krimet Kundër Narkotikëve, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se ky shtetas dispononte lëndë narkotike në banesë, menjëherë ka shkuar në fshatin Ramicë të Bashkisë Selenicë për kqyrjen dhe kontrollin e banesës.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit I.V., shërbimet kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi me lëndë narkotike me peshë prej 29 kg e 700 gr, e dyshuar si Cannabis Sattiva. Po punohet për kapjen dhe arrestimin e këtij shtetasi të shpallur në kërkim.
(XH.A/SHUPLAKA)
Policia thote po punon per arrestimin e tij, ju thoni arrestohet qe ne titull 😛