Një i moshuar, i shpallur në kërkim për trafik droge është vënë në prangat e policisë së Vlorës.
I dënuar me 3 vite e 4 muaj burg, policia ka kryer ndalimin e shtetasit Halil Baraj 74 vjeç, banues në fshatin Kuç të Vlorës.
Detaje të Policisë së Vlorës:
Policia ka ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim: – Halil Baraj, 74 vjeç, banues në fshatin Kuç, Vlorë.
Policia ka bërë ndalimin e tij pasi ky shtetas është shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” neni 283/1 i Kodit Penal.
(Ngjarja) Më datë 01.10.2014, gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e rezervave të fshatit Kuç (nën përdorimin e shtetasit Halil Baraj) janë sekuestruar 6 kg e 600 gr lëndë narkotike Cannabis Sattiva. Vepër penale për të cilën ky shtetas është dënuar me 3 vite e 4 muaj burg.
(XH.A/SHUPLAKA)