Në tetë ministri janë identifikuar pagesa të parregullta në paga për 215 të punësuar, në një shumë totale prej 1,021,321€. Numri i ministrive në qeverinë e Kosovës nuk është i vogël.
E as shkeljet që bëhen gjatë punës nga këto institucione nuk mungojnë. Zakonisht ato i vë në pah, Zyra Kombëtare e Auditorit që bënë raporte të përvitshme për të gjitha institucionet.
Për vitin 2019, auditori ka nxjerrë në pah një gjetje shumë interesante. Në Institucionet e Kosovës, ka të punësuar që nuk dalin në punë pavaresisht se pagën e marrin. Pagesa të parregullta janë evidentuar në 8 ministri. Një gjë të tillë e pohon vet Besnik Osmani, që është auditor i përgjithshëm.
“Ne kemi diku rreth 650, 700 zyrtarë të cilët sipas raporteve tona nuk janë në vend të punës dhe për të cilat ka pasur përpjeke të vogla për tu dhënë detyra te caktuara dhe ne konsiderojmë se te cilat nuk janë ne kundër vlere per shërbimin qe e kane bere dhe për cka ata kane kontrata”, thotë Besnik Osmani, Drejtor i Zyrës Kombëtare për Auditim
Ndërkohë, T7 ka mësuar se këto pagesa janë kryer kryesisht për stafin e angazhuar sipas Marrëveshjes së Brukselit, e që janë punonjës të komunitetit serb. E shuma e parave të harxhuara për këta punëtor nuk është e vogël.
‘’Behet fjale për 8 Ministritë e Qeverise tone, dhe behet fjale për 1.4 milionë euro, ne kemi dhënë rekomandime specifike për këto çështje dhe presim qe kjo te adresohet me tutje’’. Vetëm Ministria e Arsimit ka shpenzuar mbi 134 mijë euro, për 31 të punësuar. Gjithashtu në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, janë paguar mbi 98 mijë euro për 21 të punësuar.
Ndërkaq, për 18 të punësuar, Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka harxhuar një shumë prej 92, 708 euro. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, për 25 punëtor, ka harxhuar 124, 874 euro. Raste të tilla ka edhe në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimi-t Hapësinor, ku 36 punëtor ka harxhuar 163,198 euro.
Ministria e Kulturë, ka harxhuar mbi 150 mijë euro për 31 punëtor. Ndërsa, Ministria e Infrastrukturës, pagoi 156,151, për 32 punëtor. E mbi 100 mijë euro ka harxhuar Ministria e Administratës Publike, për 20 punëtor.
Nr | Organizata buxhetore | Numri i stafit të paguar | Pagesat gjatë vitit 2019 (në euro) |
1. | MASHT | 32 | 134,675 |
2. | MKK | 21 | 98,362 |
3. | MZHE | 18 | 92,708 |
4. | MTI | 25 | 124,874 |
5. | MMPH | 36 | 163,198 |
6. | MKRS | 31 | 150,789 |
7. | MI | 32 | 156,151 |
8. | MAP | 20 | 100,582 |
Totali | 215 | 1,021,321 |
Sipas ZKA , gjithë këto shuma janë harxhuar për zyrtarë të cilët gjatë vitit 2 kanë marrë pagë, por nuk kanë qenë të angazhuar me punë.