Deputetit demokrat Tritan Shehu i ka bërë shumë përshtypje, rrethimi nga Policia, i Gjykatës së Tiranës, ku do të jepet sot masa e sigurisë për 23 protestuesit e Rrugës së Kombit. Të tilla masa, arsyeton Shehu, janë sikur të jetë arrestuar dhe po dënohet ndonjë grupim i fortë terrorist.
“Demostrim force, terror apo frikë?! – shkruan Tritan Shehu. – Sot është bllokuar gjysma e Tiranës. Bëhet gjyqi i disa qytetarëve të varfër, që iu kundërvunë përshkallëzimit të mizerjes. Masat policore janë të tilla sikur është arrestuar e po dënohet ndonje grupim i fortë terrorist. Në fakt ky regjim po tregon tiparet e tij të vërteta, arrogancën e panikun. Gjithmonë bashkëjetojnë keto.”
(M.Q/Faxweb)