Rrezatimi nga antenat e telefonisë celulare në Shqipëri është nën kufijtë e përcaktuar ligjor dhe nuk paraqet rrezik për shëndetin e qytetarëve. Ky është rezultat i monitorimit të parë nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Autoriteti Postar (AKEP).
Monitorimi u krye në shkurt dhe mars në qytetet Fier, Lushnje, Elbasan dhe Kavajë, kryesisht në zona të ndjeshme si shkollat, spitalet dhe institucionet e tjera. Ky lajm ka gjetur pasqyrim dhe në mediat ndërkombëtare si Telecompaper.
Nivelet e referencës së ekspozimit përcaktohen nga Rregullorja e Këshillit të Ministrave të vitit 2012, dhe duket se vendi ynë është brenda normave të lejuara.
Këto monitorime iu japin fund dhe spekulimeve që bëhen kryesisht në rrjetet sociale, dhe në media të caktuara, duke shkaktuar jo pak panik në radhët e qytetarëve.