Dy persona janë shpëtuar mëngjesin e sotëm nga Roja Bregdetare në Vlorë. Ata ishin në një gomone pranë Ishullit të Sazanit kur kanë bërë telefonatën për ndihmë. Njëri prej shtetasve që u shpëtuan ishte Italian ndërsa tjetri shqiptar.
Menjëherë, Roja Forca Detare dërgoi anijet e gatshme të Rojës Bregdetare, “P-03” dhe “Lissus P-133”, të cilat gjetën gomonen me dy personat në bord, të cilët u imbarkuan në bordin e anijes “Lissus”, ndërsa gomonia u abandonua pasi për shkak të dëmtimeve dhe të kushteve të detit nuk mund te rimorkiohej.
Gjendja shëndetësore e dy personave në përgjithësi është e mirë. Veprimet e mëtejshme kryhen nga Policia Kufitar. Ndërkohë burime për ”Ora News” kanë thënë se gomonia kishte drogë. (E.K/SHUPLAKA)