Një e moshuar rreth moshës 70 vjeçe, është shpëtuar nga vrojtuesit në plazhin në Shëngjin.
Gruaja ka pësuar gjendje të fiktit ku gjatë lëvizjes ka pirë ujë.
Ajo është parë nga vrojtuesi i plazhit dhe menjëherë ka ndërhyrë duke e nxjerrë në breg.
Të moshuarës i është dhënë ndihma e parë dhe është mbajtur nën kontroll deri në mbërritjen e ambulancës.
Në foto shihet edhe momenti kur 70-vjeçares i jepet ndihma e parë.